6

 

 

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

REKTORI I UNIVERSITETIT TE PRISHTINES ENVER HASANI NE USHT

 

Ne Rektoratin e Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), ka qendruar te enjten per nje vizite ketij institucioni te larte arsimor, rektori i Universitetit te Prishtines (UP), Enver Hasani, i cili eshte pritur nga prorektori i USHT-se, Arifikmet Xhemaili. Pas takimit, prorektori Xhemaili, tha “Sot patem nje takim te frytshem me Rektorin e Universitetit te Prishtines. U bisedua  per bashkepunimin e metutjeshem me Universitetin e Prishtines, per kembimin e kuadrove nga Prishtina per studime postdiplomike, rritjen e kuotes se studenteve dhe ato te cilet na mungojne.

Ky bashkepunim, mendoj se do te thellohet dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen per te miren e te dy universiteteve”, tha Xhemaili. Rektori i Universitetit te Prishtines, Enver Hasani, tha se ”ne kemi pasur bashkepunim me Universitetin e Tetoves, nje bashkepunim edhe ne kohe me te veshtira. Kemi mirepritur ndryshimet qe kane ndodhur koheve te fundit dhe kam siguruar koleget qe ne do te vazhdojme bashkepunimin. Ne jemi duke shikuar mundesite rreth ngritjes se kapaciteteve te Universitetit te Tetoves, ndihmen qe Universiteti i Prishtines mund t`i jape Universitetit te Tetoves rreth kuadrit deficitar qe ka. Po ashtu u bisedua edhe per politikat e regjistrimit te studenteve shqiptare nga Maqedonia qe te shihet mundesia e rritjes se kuotes. Ne fund, rektori i Universitetit te Prishtines, Enver Hasani ka njoftuar se serish do te vizitoje Universiteti Shteteror te Tetoves, per te nenshkruar marreveshje per bashkepunim dhe kembim te kuadrit.

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.