6

 

Ish-presidenti Rexhep Meidani ligjëron fizikën në USHT

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili është doktor i shkencave të fizikës, për herë të parë ligjëroi të premten në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga lënda historia e fizikës, para studentëve të vitit të dytë të semestrit veror. Porf. Dr. Meidani ka ligjëruar plot 25 vjet në Universitetin e Prishtinës, por edhe në disa universitete botërore nga lënda e teorisë së fizikës, lëndë kjo që në USHT ligjërohet në vitin e tretë.

Lidhur me përvojën shumëvjecare në fushën e arsimit, prof. dr. Rexhep Meidani tha se elementi shkencor në Universitetin Shtetëror të Tetovës duhet të forcohet, në të cilën rrugë edhe është nisur ky universitet, duke shtuar se duhet të rritet numri i programeve studimore në shkencat natyrore, sidomos në informatikë, ngase aty është perspektiva. Prof. dr. Rexhep Meidani, tha se Universiteti Shtetëror i Tetovës duhet të ketë një bashkëpunim të mirë me UEJL-në, sepse në përputhje me procesin e Bolonjës këto dy universitete mund të hapin degë të vecanta.

Kryetari i Senatit të USHT-së, prof. dr. Lutfi Istrefi, lidhur me angazhimin e prof. dr. Rexhep Meidani për mësimdhënie në USHT, shprehet: “Për universitetin tonë është një nder i madh të kemi ligjërues ish-presidentin Rexhep Meidani, i cili pos që është marrë me politikë, për shumë vjet ka punuar edhe si profesor. Na gëzon fakti se z. Meidani, i cili ka ligjëruar në shumë universitete botërore nga lënda e teorisë së fizikës, ka shprehur dëshirë të ndihmojë me angazhimin e tij në universitetin tonë, por për shkak se kjo lëndë ligjërohet në vitin e tretë, ndërsa USHT nuk ka studentë të këtij viti, prof. Meidani do të ligjërojë nga lënda e historisë së fizikës, e cila në vete ngërthen historikun e zhvillimit të fizikës që nga fillimi e deri më sot”, theksoi dr. Istrefi.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.