6
Sot në Universitet
Filloi përpunimi i faqes së internetit
Së shpejti më shumë detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:

 

NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË TETOVËS

 

REKTORI PROF. DR. SADI BEXHETI PRITI AKADEMIK REXHEP QOSJEN

Akademiku Qosja fillon me punë si mësimdhënës në USHT

Akademiku i njohur Rexhep Qosja vizitoi Universitetin Shteteror te Tetoves (USHT), te cilin ne nje takim te perzemert dhe vellazeror e priti rektori i Universitetit Shteteror te Tetoves, prof. dr. Sadi Bexheti.


Rektori i Universitetit Shteteror te Tetoves, prof. dr. Sadi Bexheti ne pritjen protokollare shfrytezoi rastin dhe i uroi akademikut Rexhep Qosja mireseardhje ne USHT dhe ne mes tjerash tha se, eshte kenaqesi e vecante per te dhe institucionin qe drejton ai, qe prej sot te Ju kemi ne mesin tone edhe fizikisht.
Eshte nder per Universitetin Shteteror te Tetoves qe Ju te jeni mesimedhenes i studenteve tane, sepse ne gjithmone e kemi cmuar dhe vleresuar punen tuaj si akademik, prandaj ardhja juaj sot ketu eshte shume domethenese per te gjithe ne dhe na jep kurajo per t’u angazhuar per nje Universitet, nga ku kane dale dhe do te dalin kuadro qe do te nxisin proceset pozitive ne shoqerine tone. 


Ardhja juaj edhe ne mesin e studenteve tane si mesimedhenes eshte nje nder per Universitetin Shteteror te Tetoves, dhe ne ju jemi mirenjohes qe fteses sone iu pergjigjet pozitivisht, tha ne mes tjerash rektori Sadi Bexheti.
Ne fund  te ketij takimi protokollar te Universitetit Shteteror te Tetoves, akademiku Rexhep Qosja shprehu falemnderimet e tij qe eshte ftuar per te qene mesimedhenes ne Universitetin Shteteror te Tetoves dhe shprehu konsideraten e tij per kete institucion te larte te shqiptareve.