6

 

 

USHT NE SEMINARIN E USAID-IT NE OHER

Nje grup profesoresh dhe studentesh nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe e Arteve, si dhe nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore te Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), moren pjese ne  nje seminar te organizuar nga USAID-i, me temen: ”E drejta sociale”.

Seminari, i dyti me radhe, u mbajt ne Oher, ne kuader te  projektit “Te mesuarit dhe te nxenit kreativ”. Ne kuader te ketij projekti, studentet dhe profesoret do te mund t’i shohin aplikimet praktike ne disa institucione boterore.

Tema e seminarit zgjoi interesim te madh te pjesemarresit, ku u zhvillua nje debat mbi stereotipet dhe paragjykimet, si dhe per  eliminimin e tyre ne komunikimin e perditshem.

Seminarin e organizoi ne menyren me te mire USAID-i dhe ky ishte nje sihariq per studentet e USHT-se. Te pranishem ne kete seminar ishin 55 studente nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe e Arteve, si dhe nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore te Universitetit Shteteror te Tetoves. Ne kete aktivitet te rendesishem, studentet ishin te udhehequr nga asistentet Rrezehana Hysa dhe Fadil Hajredini.

Zyrtare te ketyre fakulteteve thone se ky seminar kishte per qellim qe te zgjeroje njohurite per krijimin e kushteve sa me te mira per mesim me te avancuar te studenteve.

                                                                   Zyra per informim e USHT

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.