6

INFORMATË

Në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në hotelin “Sllavia”, në Kodrën e Diellit”, të martën dhe të mërkurën (29-30 maj 2007), u organizua një workshop, i treti me radhë, mes katër universiteteve të vendit (USHT-së, UEJL-së, Universitetit “Shën Cirili e Metodi” të Shkupit dhe Universitetit “Shën Kliment Ohridski” të Manastirit).

Në këtë workshop pjesëmarrës aktiv ishin rektorët dhe sekretarët e përgjithshëm të këtyre universiteteve, si dhe anëtarë të tjerë të cilët shkëmbyen përvoja se si është bërë, bëhet menaxhimi i cilësisë dhe si duhet të bëhet. Ky workshop është pjesë e programit TEMPUS.

Qëllimi i këtij seminari punues ishte që përmes absorbimit të përvojave bashkëkohore në fushën e menaxhimit me cilësinë, udhëheqësitë e Rektorateve të këtyre katër universiteteve më me sukses të menaxhojnë me cilësinë, me procedurat, pranimin e studentëve, pranimin e mësimdhënësve, menaxhimin e dokumentacioneve, menaxhimin me resurset humane etj.

Obligimi i këtyre katër universiteteve është që këto procedura të unifikohen nga të gjithë dhe të punohet njëtrajtësisht në të ardhmen. Në këtë workshop gjatë dy ditëve janë zhvilluar punime dhe e gjitha është analizuar në praktikë si do të funksionojë, ndërsa tash pritet që të njëjtat të mund edhe të implementohen brenda këtyre universiteteve. Përvojat nga ky takim në Kodrën e Diellit janë në të mirë të të gjithë universiteteve të vendit.

USHT dhe UEJL si universitete të integruara janë disa hapa para me reformat që i parasheh ligji i arsimit sipëror në krahasim me dy universitetet tjera, ai i Shkupit dhe Manastirit, të cilët duhet të integrohen në këto reforma. Përvojën që e ofroi USHT në këtë drejtim ishte më se e mirëseardhur për këta dy universitete. Kështu që bashkëpunimi në të ardhmen pritet të intensifikohet. Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.