6

 

SEMINARI NE OHER EFIKASE PER PERVOJE AKADEMIKE

 

Nje grup profesoresh dhe studentesh te Fakultetit te Shkencave Humane dhe Arteve, si dhe te Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore USHT-se, ne shkurt te ketij viti, ne Oher, moren pjese ne nje seminar te organizuar dhe financuar nga USAID-i, me teme “Te mesuarit dhe te nxenit kreativ”, i cili eshte i dyti me radhe pas atij te mbajtur ne gusht te vitit te kaluar, ku u diskutua rreth temave aktuale dhe atraktive per studentet, si “Te menduarit kritik” dhe “E drejta sociale”.

Qellimi i ketij seminari ishte eliminimi i stereotipave dhe paragjykimeve gjate komunikimit te perditshem. Nen temat si ne seminarin e pare, po ashtu edhe ne te dytin, per profesoret dhe per studentet ishin mjaft te ngjeshura me debate te hapura, te cilat ngjallen interesim dhe diskutime te ndryshme tek te pranishmit.

“Ne si Universitet i ri dhe me perspektive, jemi te hapur dhe fleksibil ne kycjen, trajnimin dhe hartimin e strategjive te reja te mesimdhenies dhe mesimnxenies, si dhe ne aplikimin dhe realizimin e tyre sa me efikas ne praktiken dhe pervojen tone akademike”, shprehet Rrezehana Hysa, duke konsideruar se seminare ose punetori te karakterit te tille kontribuojne ne cilesine dhe nivelin akademik te studenteve dhe te pedagogeve te angazhuar ne Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT).

“Seminare te tilla jane organizuar edhe gjate vitit te kaluar, respektivisht gjate muajit nentor, ku u trajtuan tema rreth aplikimit, zbatimit, si dhe jetesimit te tyre ne praktiken tone akademike. Trajnues dhe ligjerues ishte prof. dr. Milica Antich-Gaber nga Universiteti i Lubjanes, Republika e Sllovenise”, thote Rrezehana Hysa.

Ne vazhdimesi te projektit te lartpermendur eshte organizuar edhe nje seminar ne Shkup, me teme “Te menduarit kritik”, ne kuader te te cilit u trajtuan nje lloj-llojshmeri e teknikave te reja te mesimdhenies, mesimnxenies ne procesin edukativo-arsimor.

 

                                                                                    Zyra per informim e USHT

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.