6

 

Senati i USHT-së plotësohet me pesë anëtarë të rinj

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës në mbledhjen e rregullt të saj, të mbajtur më 06.03.2007 (e martë), shqyrtoi cështjen e verifikimit të anëtarëve të rinj të zgjedhur për në Senat, të propozuar nga fakultetet dhe qendrat studimore të USHT-së.

Në bazë të materialit që kishin anëtarët e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Dervish Kamberi u interesua për pikën e dytë të rendit të ditës, që kishte të bëjë me verifikimin e mandatit të anëtarëve të rinj të zgjedhur për Senat, nëse këta anëtarë janë të rinj apo plotësojnë vendet e lira. Kryetari i Senatit, prof. dr. Lutfi Istrefi, tha se me ta bëhen plotësimet e vendeve të lira.

Në vazhdim u hap diskutimi për verifikimin e mandatit të anëtarëve të zgjedhur të Senatit, ku u formua Komisioni verifikues tre anëtarësh, ku si anëtarë të rinj të Senatit u propozuan prof. dr. Miftar Ziberi, prof. dr.Fejzulla Shabani, nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve, prof. dr. Remzi Izairi dhe prof. dr. Agim Vela, nga Qendra për Studime të Larta Profesionale Mjekësore - Infermieri, si dhe prof. dr. Abdulla Aliu, nga Fakulteti Juridik. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të cdo kandidati një nga një, duke konstatuar rregullsinë e dokumentacionit, Komisioni verifikues i propozoi Senatit verifikimin e mandateve për anëtarë të rinj të Senatit të USHT-së.  

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.