6

 

 

Shfaqet pjesa teatrale “Kjo është mënyra”

Në organizim të shoqatës së invalidëve “Shpresa” nga Shkupi, në amfiteatrin e Rektoratit para studentëve dhe stafit akademik u shfaq të enjten pjesa teatrale “This is the way“ /Kjo është mënyra/, me skenar të doc. Senad Abdulit dhe në realizim të aktorëve të diplomuar të USHT-së, Merita Limani dhe Burhan Amitit, të cilët me sukses interpretuan rolet e tyre.

Koordinatorja e Shoqatës për persona me nevoja të vecanta “Shpresa”, Sheribane Kllokoqi, tha se kjo shoqatë fitoi projektin “Integrimi i personave me aftësi të kufizuara”, i financuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe ka për qëllim risocializimin e personave me aftësi të kufizuara. Ajo më tej shtoi se në shumë institucione arsimore të vendit ka barriera arkitektonike për këta persona, gjë që mund të vërehet edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe se kjo shfaqje do të lërë mesazhin e vet deri te institucionet arsimore.

Rregulli standard i OKB-së për shkollimi thotë se shtetet duhet të njohin parimin e mundësive të barabarta për edukim fillor, të mesëm dhe të lartë për fëmijët, të rinjtë, dhe të rriturit me aftësi të kufizuara në mjedise të integruara. Ato duhet të sigurojnë që edukimi i personave me aftësi të kufizuara të jetë pjesë integrale e sistemit edukativ. Ndërsa, deklarata e Salamankës nga viti 1994, në pjesën për parimet, në nenin 2, thotë: “Shkollat e rregullta, me orientim në përfshirje, janë mjetet më efikase për të luftuar qëndrimet diskriminuese, për të krijuar komunitete mikpritëse, për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe për të arritur edukimin për të gjithë”.

Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.