6

 

SHPALLJE

Zyra për marrëdhënie me jashtë e USHT-së informon studentët e degës së historisë se Universiteti i Vjenës prej muajit tetor 2007 deri në janar 2008 ofron një bursë 4- mujore për kryerjen e punimeve të hulumtimit shkencor në Bibliotekën për Shqipërinë, në Institutin e Historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Vjenës.

Universiteti i Vjenës njofton se mund të aplikojnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë.Si parakusht për aplikim duhet që studenti të ketë sukses të shkëlqyer të studimit. (Kusht i domosdoshëm: 6 semestra të kryera), njohje të gjuhës gjermane, qëllimi konkret për hulumtim në fushën e historisë dhe kulturës së shqiptarëve në Evropën juglindore sikurse edhe hulumtim të marrëdhënieve me popujt fqinjë.

Dokumentet për aplikim të studentëve janë:

-Përshkrim të detajuar të qëllimit shkencorë i cili do të kryhet gjatë qëndrimit hulumtues në Universitetin e Vjenës. -Letër motivimi e cila duhet të përmbajë arsyet e kandidatëve se pse duan të marrin pjesë në hulumtime shkencore pranë Bibliotekës për Shqipërinë, gjegjësisht në vendet e tjera të hulumtimit si (arkiva, biblioteka) të Universitetit të Vjenës dhe si duan kandidatët të marrin pjesë në jetën akademike, ligjërata etj. -CV të detajuar e cila duhet të përshijë adresë postare, numër telefoni dhe e-mail -Vërtetim për njohuri të gjuhës gjermane -Dëftesa universitare, gjegjësisht vërtetim të suksesit të deritanishëm në studime -Fotokopje të pasaportës

Universiteti i Vjenës bën të ditur se selektimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision i ekspertëve në kuadër të Institutit për Histori të Evropës Lindore, i cili për selektim të fundit do t’ia propozojë zëvendës rektorit për Arsim dhe Cështje ndërkombëtare të Universitetit të Vjenës një kandidat dhe një zëvendës kandidat. Aplikuesit do të informohen për rezultatin e selektimit.

Financimi:

Bursisti apo bursistja për nevojat e jetesës në Vjenë do të marrë bursë në shumë prej 1.000 eurosh në muaj për periudhën maksimale të 4 muajve. Në këtë bursë janë të përfshirë të gjithë shpenzimet të cilat mund të krijohen gjatë qëndrimit bursist.

Afati dhe vendi për dorëzim:

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen më së voni deri me 15.05.2007 përmes e-mailit apo përmes postës në këtë adresë:

Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt

Institut fur osteuropaische Geschichte der Universitat Wien

Spitalgasse 2 Hof 3

A-1090 Wien

Tel.: + 43 1 4277 411 18

Fax: + 431 4277 -9411

Ose

info@societas-albania.org

Tel: +4369981747086 +436643215473

Si dëshmi dorëzimi vlen data e dërgimit të e-mailit, gjegjësisht vula postare. Aplikimi mund të bëhet përmes e-mailit (në rast se nuk është e mundur që disa dokumente si fotokopja e pasaportës, vërtetime etj. të skanohen, atëherë ato duhet të dërgohen përmes faksit apo postës) Në rast se aplikohet përmes postës, atëherë kjo duhet të konfirmohet edhe një herë përmes e-mailit më së voni deri me 15.05.2007. Për informata të tjera studentët mund të drejtohen te zyra për marrëdhënie me jashtë.

 

Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.