6

 

 

Prorektori i USHT-së Etem Iseni takon rektorin e UP-së Enver Hasanin

 

Thellimi i bashkëpunimit në funksion të fitimit të dijes

 

Ne kuader te nje vizite zyrtare ne Prishtine, prorektori i Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), Etem Iseni, realizoi nje takim me rektorin e Universitetit te Prishtines (UP), Enver Hasani, dhe prorektorin Luan Ahma.

Ne kete takim u bisedua per format e bashkepunimit ne mes te Universitetit te Prishtines dhe Universitetit Shteteror te Tetoves. Mes tjerash ne kete takim u tha se komunikimi, kembimi i kuadrove, vlerave dhe studenteve duhet te intensifikohet gjithnje e me shume.
Prorektori i USHT-se Etem Iseni u shpreh se Universiteti i Tetoves gjithnje ka qene i hapur dhe i interesuar qe te bashkepunoje me Universitetin e Prishtines. “Shume kuadro tona jane shkolluar ne Kosove dhe per kete ju jemi shume mirenjohes”, tha prorektori Iseni duke shtuar se “ne kuader te bashkepunimit rajonal ne duhet t’i intensifikojme bashkepunimin me ju dhe te kembejme ide, vlera dhe projekte qe jane ne interes te ngritjes dhe cilesise arsimore te institucioneve tona”, nenvizon prorektori i USHT-se Etem Iseni. “Nese nuk ka angazhim per nje arsim siperor kualitativ atehere nuk arsyetohet prezenca e tij ne keto institucione. Ne kemi shume nevoje per thellim te bashkepunimit dhe ne kete vije edhe te krijimit te kushteve te studenteve qe te mund te komunikojne lirshem, te kembejne ide dhe projekte te cilat do te ishin ne funksion te fitimit te dijeve te reja nderuniversitare”, perfundon Etem Iseni, prorektor i USHT-se.

                                           

     Zyra per informim i USHT

 

 

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.