6

 

 

MT: Rektori i USHT-së takohet me stafin dhe studentët e Fakultetit Ekonomik

 

T: Problemet duhet të zgjidhen e jo të fshihen

 

Stafi akademik i Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin Shteteror te Tetoves (USHT) dhe studentet e ketij fakulteti me kerkese te rektorit Sadi Bexheti kane realizuar nje takim ne te cilin jane trajtuar disa ceshtje me rendesi qe kane te bejne me zhvillimin e ketij fakulteti dhe te ketij universiteti ne pergjithesi. Rektori i USHT-se ne bisede me stafin e ketij fakulteti ka treguar gatishmeri per zgjidhjen e te gjitha problemeve ekzistuese, ne funksion te perparimit te procesit mesimor dhe ngritjes se cilesise mesimore-shkencore ne kete institucion te larte arsimor.
“Jam i gatshem te bisedojme per te zgjidh problemet e pranishme ne kete universitet, te cilat jane trasheguar nga drejtuesit e meparshem”, ka thene rektori Bexheti, duke shtuar se ai do te jete i gatshem te perballet me te gjitha problemet qe do te paraqiten ne kete institucion. Ai kerkoi prej bashkepunetoreve te vet qe problemet te mos mbahen ne fshehtesi, por te prezantohen ne organet me te larta per t’u zgjidhur. Vetem ne kete menyre, do te mund te ece perpara universiteti dhe te ngrihet cilesia e punes, ka theksuar Bexheti.
“Me ndihmen tuaj do te ngreme nje Universitet te mirefillte, per t’u bere shembull i mire ne rajon dhe nje model i dalluar ne funksionimin e tij”, shtoi rektori i USHT-se, duke menduar edhe per ngritjen e standardeve te studimit ne kete institucion te larte arsimor ne Tetove.
Ne kete takim eshte thene se bisedat e ketilla ne nivel fakultetesh do te zhvillohen edhe ne te ardhmen, ne menyre qe te hapen te gjitha ceshtjet qe e preokupojne kete universitet, ne funksion te permiresimit te punes akademike.

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.