6

 

 

Botime


STUDIM QE NDRICON SHQIPERINE ETNIKE

Dite me pare doli ne qarkullim libri me i ri i prof. dr. Vebi Xhemailit me titull “Forcat kombetare ne mbrojtje te Shqiperise Etnike 1941-1945”. Libri zbardhe nje periudhe te paqarte ne historikun e kombit tone, zbardhe shume ceshtje dhe informon lexuesin mbi shume aktivitete te cilat gjate gjithe ketyre viteve jane fshehur nga strukturat antishqiptare, si dhe jane shtremberuar shume fakte te cilet me kalimin e kohes kane humbur gjurmet. Per studiuesit, profesoret dhe studentet te historise ky liber eshte i mireseardhur.


Libri ka gjithsej 475 faqe, te ndare ne 15 krere, ku flitet per periudha te aktiviteteve te ndryshme qe jane zhvilluar gjate kohes se Luftes se Dyte Boterore. Disa nga titujt me interesant te kesaj vepre shkencore jane: Sulmi kunder Shqiperise dhe pozita e shqiptareve ne Jugosllavi, Renia e qyteteve shqiptare nen sundimin italian, Marreveshja italo-jugosllave dhe Shqiperia, Ngritja e flamurit kombetar ne Tetove, Veprimtaria e organizates “Besa” ne lufte per clirimin nacional dhe bashkimin kombetar, Konferenca historike e Pezes, Bashkepunimi i Ballit Kombetar me forcat gjermane, Enver Hoxha kunder bashkimit kombetar, Lidhja e dyte e Prizrenit, Marreveshja midis Mefail Zajazit dhe Xheme Gostivarit, Ripushtimi i qyteteve shqiptare te Maqedonise etj.
Dr. Vebi Xhemaili ne hyrje te librit shkruan se tema qe trajtohet ne kete punim nuk eshte trajtuar sa duhet ne menyre shkencore, ne histografine shqiptare. Sipas tij ne kete punim eshte bere nje veshtrim real e objektiv i periudhes 1941-1945, me qellim qe te zbardhen disa fakte te reja mbi veprimtarine e forcave nacionaliste qe vepronin ne Shqiperi dhe ne viset e tjera shqiptare te okupuara nga pushtuesit fashist. Aty jane permendur figura te shumta nga te gjitha qytetet shqiptare, duke filluar nga Ohri e deri ne Kumanove. Autori ne nje vend thote “ndajme mendimin, se Balli kombetar ne Shqiperi ishte vetem vazhduesi i veprimit politik te krereve te Levizjes Kombetare, te trasuar ne Lidhjen e pare te Prizrenit. Ne kete kohe ne Shqiperi kerkohej medoemos qe te krijohej nje klase politike, e interesuar per bashkimin e trojeve te copetuara me dhune nga trungu amtar. Kete detyre me ne fund, ne shtator te vitit 1943, e mori Lidhja e Dyte e Prizrenit. Duhej qe keta njerez te qendronin ne balle, me gjithe potencialin moral dhe intelektual te tyre per mbrojtjen dhe bashkimin e Shqiperise ne kufijte e saj etnik”.
Lufta per mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, te parapara me programin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, nuk kishte mbeshtetjen e Fuqive te Medha, pasi politika franko-ruse diktonte programet e zhvillimit politik te shteteve te sapokrijuara pas konferences se Parisit.
Dr. Vebi Xhemaili shkruan edhe mbi qendrimin e komunisteve kundrejt Ballit Kombetar, programin e Ballit, udheheqja e tij, propaganda e perfaqesuesve te ballit kunder komunizmit, etj.
Ne fund te librit eshte dhene pasqyra e burimeve dhe e literatures se shfrytezuar.
Ne vitin 2003, dr. Xhemaili, botoi librin “Shqiptaret e Pollogut ne lufte per clirim e bashkim kombetar 1912-1918”.
Ky eshte libri i dyte i autorit, i cili u botua vitin e kaluar dhe u shtyp ne shtypshkronjen Tringa Design ne Tetove.

 

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.