6
Sot në Universitet
Filloi përpunimi i faqes së internetit
Së shpejti më shumë detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:

 

Në organizim të USHT-së


U SHËNUA 28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT

Permes nje akademie solemne, dje ne sallen e Fakultetit te Shkencave Humane dhe Arteve u shenua 28 Nentori – Dita e Flamurit. Merrnin pjese drejtues te USHT-se, studente, profesore, administratore dhe mysafire te tjere. Pas hymnit kombetar te ekzekutuar nga korri i USHT-se, ne emer te rektorit prof. dr. Sadi Bexheti pershendeti profesori Senad Abduli, i cili tha, se 28 Nentori eshte dita e kurrorezimit te perpjekjeve dhe e luftes se popullit tone per liri dhe pavaresi nga roberia peseshekullore osmane, eshte kujtesa e sakrifices se brezave te shumte atdhetaresh ne te shkuaren dhe pikkthesa e rrjedhes shqiptare qe na ben roje ne rrugetimin drejt nje te ardhmeje qe ploteson nevojat e etnise sone per nje perparim te dinjitetshem ne mesin e humanizmit, perparimit, mireqenjes dhe demokracise evropiane.


Kryetari i USUSHT-se Kushtrim Ahmeti, ne fjalen e tij, tha se jam i nderuar qe t’iu pershendes dhe t’iu uroj 28 Nentorin - Diten e Flamurit, ne emer te USUSHT, te studenteve te USHT-se dhe ne emrin tim personal. 28 nentori eshte date e rendesishme, per te gjithe ne shqiptaret, kudo qe jetojme. Njera nder me te rendesishmet ne historine tone te lavdishme. Shenimi i kesaj date eshte imperativ, sidomos ne nje tempull te dijes, siç eshte Universiteti jone. Duhet te mos e harrojme te kaluaren, nese jo per diçka tjeter, atehere per faktin se, ajo din te jete e pameshirshme dhe te na perseritet. Le te jete ky nje fillim i mbare, qe  ketu keto data personaliteteve dhe te historise sone te kujtohen dhe te perjetesohen.
Ne refaratin e tij, qe prof. dr. Vebi Xhemaili e mbajti me kete rast u  pershkrua hollesisht rrjedha e ngjarrjeve dhe lufta e Levizjes Kombetare Shqiptare, qe u zhvilluan nga fundi i shekullit XIX e deri ne vitin 1912, kur u shpall Pavaresia e Shqiperise. Rruga e Pavaresise se popullit shqiptar ishte perplot me sakrifica. Intensiteti i perpjekjeve u shtua pas ca rrethanave te krijuara ne ate kohe qe shtyne patritotet shqiptare te kohes nen drejtimin e Ismail Qemalit te mblidhen ne Stamboll dhe te diskutojne per nevojen e kryengritjeve dhe shtimin e perpjekjejeve per te afirmuar ne arrenen nderkombetare krijimin e shtetit te mevetesishem shqiptar. Kryengritjet pasuan, pas nje takimi qe Hasan Prishtina mbajti me atdhetaret shqiptare ne Teqen e Tetoves. Mbledhja e Bukureshtit dhe ajo e Trieshtes profilizuan aktin e krijimit te shtetit shiptar. Vetem disa dite para Shpalljes se Pavaresise, Ismail Qemali permes nje telegrami nga Trieshta, njofton atdhetaret shqiptare ne Shqiperi, se ka ardhur koha qe te shpallet shteti i pavarur shqiptar, andaj kerkoi prej tyre te mblidhen ne nje Kuvend gjithshqiptar. Kuvendi u mbajt ne qytetin e Vlores, me 28 Nentor 1912 ku u be Shqiperia u mosvarme.
Ne ate kohe, toka te shumta shqiptare u pushtuan nga ushtrite e vendeve fqinje. Por, shqiptaret e mbetur jashte vazhduan rezistencen dhe luften per tu çliruar nga pushtuesi i ri dhe per t’iu bashkuar shtetit te ri shqiptar.
Me pas, aktori Ermir Sejfullahu lexoi poezine per Flamurin te poetit t; madh Fan Noli, kurse anetaret e Klubit letrar “Jusuf Gervalla”, Malsore Karimani, Arzije Dervishi dhe Xhemazije Rizvani lexuan krijimet e tyre letrare.
Pas perfundimit te Akademise, ne ambientet e menzes se studenteve per te pranishmit u shtrua nje koktej.