Korik 2007

27. 07. 2007USHT- JA EDHE ME NJË KONTRATË ME KARAKTER JETIK

Të premten (27.07.2007) u nënshkruajt kontrata në mes përfaqësuesve të USHT-së dhe të IN-PUMA ndërmarrje për urbanizëm, komunikacion dhe ekologji nga Shkupi. Kontrata u nënshkrua nga ana e rektorit të USHT-së Sadi Bexheti dhe drejtori i ndërmarjjes IN-PUMA Borisllav Josifov.

23. 07. 2007U bë hapja solemne e Shkollës së IV Verore

Të hënën (23 korrik 2007), në Strugë, në Hotel “Drini i zi” u bë hapja solemne e Shkollës së IV Verore, në kuadër të aktiviteteve të rrjetit të bashkëpunimit “Shkenca dhe teknologjia e materialeve” ndihmuar nga Fondacioni DAAD i Gjermanisë, me anëtarë: Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg, Universiteti i Prishtinës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Teknologjik i Vlorës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Tiranës

13.07.2007 Në mbledhjen e Drejtorisë së Rektoratit, të mbajtur më 13 korrik 2007 (e premte), u vendos që të emërohen ushtrues detyre:


13.07.2007 SHPALLJE - SHKOLLA VERORE

Në kuadër të aktiviteteve të rrjetit të bashkëpunimit - Network “Shkenca dhe teknologjia e materialeve” ndihmuar nga Fondacioni DAAD i Gjermanisë, me këta anëtarë: Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg, Universiteti i Prishtinës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Teknologjik i Vlorës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Tiranës dhe LVQ Mulheim an der Ruhr (Firmë e akredituar në përmasa evropiane për prova dhe kontroll të materialeve me dhe pa shkatërrim), sivjet në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Shtetëror të Tetovës do të organizohet Shkolla Verore 2007 në Strugë me këtë temë “Krijimi i mikrostrukturës ke materialet metalike”, prej 23 korrik deri më 03 gusht 2007......

Më shumë
13. 07. 2007Instalohet WEBLAB në Fakultetin Ekonomik

Si pjesë e bashkëpunimit mes Fakultetit Ekonomik të USHT-së dhe Universitetit të Mariborit në projektin E-Learning (mësim elektronik), përkrahur dhe financuar nga programi TEMPUS, në hapësirat e FSHMN-së, pranë Fakultetit Ekonomik u instalua laboratori kompjuterik WEBLAB i pajisur me gjithsej 7 kompjuterë në shërbim të studentëve të Fakultetit Ekonomik...

11. 07. 2007Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaci qëndroi për vizitë në Universitetin Shtetëror të Tetovës

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaci qëndroi për vizitë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u takua me Rektorin e USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti për t'u njohur për së afërmi me punën e Universitetit. Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare...

11. 07. 2007 USHT dhe USHA të Shtutgardit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe themelimi të Forumit-Këshillit të ndërtimtarisë

Të mërkurën (11 korrik 2007), në ora 09:00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, u mbajt konferencë me gazetarë, ku Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Shtutgartit, prof. dr. Martin Stohrer,...

10. 07. 20079&10 korrik 2007- Universiteti i Shkencave te Aplikuara te Shtutgardit me projekte konkrete vazhdon bashkepunimin me USHT-në

9&10 korrik- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Shtutgardit nga Gjermania, i udhëhequr nga Rektori, prof. dr. M. Stohrer, së bashku me Prorektorin për arsim, prof. dr. A. Schneider, profesoreshën prof. dr. S.Weber dhe përfaqësuesin e HRK-së (Konferenca e Rektorëve të Gjermanisë)...

09.07.2007 LAJMËRIM 

Unioni i Studentëve të USHT-së dhe Unioni i Studentëve të UEJL-së, organizojnë bashkërisht Konferencë rajonale që do të mbahet në Strugë prej 10 deri 13 korrik, ku do të marrin pjesë edhe unionet e studentëve të Shkupit dhe Manastirit dhe unione studentore nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sllovenia dhe Rumania. Për objektivat, aktivitetet, temat që do të trajtohen dhe programi, në vijim është bashkangjitur lajmërimi...

06.07.2007 LAJMËRIM 

Lajmërohen profesorët dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe të gjithë të interesuarit, se me datë 09 korrik 2007 (e hënë), në USHT do të qëndrojnë: Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Shtutgartit, prof.dr. Stohrer, Prorektori, prof A. Schneider dhe prof.dr S.Weber si dhe Herr Smolarzcyk nga HRK (Hoshschulrektorenkonferenz - Konferenca e Rektorëve të Gjermanisë)...

06. 07. 2007“USHT-Voley”, klubi i ri i volejbollit

Me datë 6 korrik 2007 - Në amfiteatrin e rektoratit të Universitet Shtetëror të Tetovës u bë prezantimi i klubit të ri të Volejbollit, në krye me profesor Myftar Zyberin. Klubi i Volejbollit do të mbaj emrin USHT-Voley dhe do të marrë pjesë në garat republikane që do ti zhvillohen....

05. 07. 2007KONFERENCË ME GAZETARË rreth afatit të parë të regjistrimit të studentëve të rinj në USHT për vitin akademik 2007/2008

Me datë 5 korrik (e enjte), në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitet Shtetëror të Tetovës, u mbajt Konferencë me gazetarë lidhur me afatin e parë të regjistrimit të studentëve të rinj në studime deridiplomike pranë USHT-së për vitin akademik 2007/2008...

04. 07. 2007SEMINARI NDËRUNIVERISTAR

Me datë 3 dhe 4 korrik, në Mavrovë u mbajt seminari ndëruniversitar si pjesë e programit TEMPUS, me temë Menaxhimi i Kualitetit (Quality management). Pjesëmarrës në këtë seminar janë katër Universitete: Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” dhe Universiteti i Evropës Juglindore...

 

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.