Maj 2007

31. 05. 2007 Numërohen ditët e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Në debatin e fundit nga cikli i debateve universitare organizuar nga RTVM, emisioni në gjuhën shqipe dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, të mbajtur më 31.05.2007 (të enjten) të ftuar ishin: Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, kryetari i komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Shqipërisë, Prec Zogaj dhe ministri i arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë,...

30. 05. 2007 Doli libri “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne” i akademikut Rexhep Qosja

Në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, doli në dritë libri më i ri i akademikut Rexhep Qosja, me titull: “Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne”. Ky libër pritet të jetë në shërbim të studentëve të Fakultetit Filologjik, të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Recensues të këtij libri janë prof. dr. Jorgo Bulo dhe dr. Rrustem Berisha, këshilltarë shkencorë. Libri ka 410 faqe...

26. 05. 2007Estrada muzikore përgatit himnin e Universitetit

Selami Kolonja, ligjërues në USHT, zbuloi një nga befasitë e Universitetit. Ai bëri të ditur se këtyre ditëve Universiteti do të ketë edhe himnin e vet. Për këtë janë të angazhuar këngëtarë të njohur të estradës muzikore shqiptare, si këngëtarët Sinan Vllasaliu, Redon Makashi, Selami Kolonja, Blerim Grubi, Elita 5 dhe Kori i Tetovës.

25. 05. 2007Njoftim

Njoftohen studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës se paraqitja e provimeve për afatitn e qershorit do të fillojë 25.05.2007 deri më 08.06.2007. Provimet për afatin e qershorit do të fillojnë të mbahen duke filluar nga 11.06.2007 deri 06.07.2007. Studentët të cilët nuk do ta bëjnë në afatin e paraparë do të dënohen me masat e dënimit

23. 05. 2007Prezantim për përparësitë e punës voluntare për studentë

Me rastin e Ditës së volonterizmit, në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të mërkurën (23.05.2007), u mbajt një prezantim që ishte organizuar nga Unioni i Studentëve të USHT-së dhe Aleanca Rinore e Tetovës

21. 05. 2007Delegacion i Universitetit “Aleksandër Mojsiu”- Durrës vizitoi USHT-në

Një delegacion i Universitetit “Aleksandër Mojsiu”, të Durrësit, i udhëhequr nga rektori, Agim Kukeli, më 21 maj (të hënën), qëndroi në Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga prorektori Agim Shabani dhe shefi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Senad Abduli.

21. 05. 2007Atasheu francez, Gerard Leyzieux mbështet programin studimor të gjuhës frënge

Një delegacion i ambasadës franceze në Maqedoni, udhëhequr nga atasheu për bashkëpunim të gjuhës frënge, Gerard Leyzieux, më 21 maj (të hënën), qëndruan në një vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u takuan me shefin e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Senad Abdulin dhe profesorin e gjuhës frënge Shefki Lumën.

18. 05. 2007Televizionet publike favorizojnë kuadrot e reja

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në vazhdën e cikleve të “Debatit universitar”, më 17 maj 2007 (e enjte), u zhvillua debati lidhur me rolin e mediave publike në rrafshin e shërbimit ndaj qytetarëve...

18. 05. 2007Përgatitje për realizimin e projektit Weblab për ligjërime nga distanca

Një delegacion i huaj, që përfaqësohej nga Universiteti Teknik i Torinos, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Mariborit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, ai i Shkencave Natyrore dhe Institutit të informatikës të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” të Shkupit dhe Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit “Shën Kliment Ohridski” të Manastirit,...

17. 05. 2007Bredzinski për akreditimin ndërkombëtar i programit studimor të inxhinierisë ekonomike

Prof. dr. Horst Bredzinski nga Universiteti Teknik Bergakademie të Freibergut-Gjermani, më 17.05.2007 (e enjte), para studentëve dhe profesorëve mbajti ligjëratën e dytë me temë: “Akreditimi ndërkombëtar i programit studimor të inxhinierisë ekonomike”.

16. 05. 2007 Profesori gjerman Horst Bredzinski foli për perspektivën e Maqedonisë në BE

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve, të mërkurën, më 16 maj, për “Perspektivën e Maqedonisë për t’u pranuar në BE”, foli prof. Horst Bredzinski nga Universiteti Teknik “Bergakademie Freiberg” të Gjermanisë...

15. 05. 2007Reagim i Shërbimit për informim të USHT-së lidhur me shkrimin e Llokman Hebibit Senati i USHT-së njeh vetëm procedurën ligjore

Shërbimi për informim i USHT-së reagon lidhur me shkrimin e Llokman Hebibit, të botuar në gazetën “Lajm”, të datës 14 maj, me titull: “Senati i USHT-së nuk e ka mbajtur premtimin”, në të cilin jepen disa dezinformata dhe spekulime të pabaza për pranimin e kuadrove në USHT. Hebibi pa të drejtë thekson se “në Fakultetin Ekonomik po punon z-sha Irena, asistente (pa magjistraturë)...”

15. 05. 2007Franca angazhohet për perspektivën e Maqedonisë

Në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të hënën pasdite (14.05.2007), qëndroi ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Bernard Valero, i cili para rektorit të Universitetit, prof. dr. Sadi Bexheti dhe studentëve të gjuhës frënge ligjëroi me temë: “Marrëdhëniet franko-maqedonase”....

14. 05. 2007Profesori i shquar Michel Cullin për zgjedhjet presidenciale në Francë

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili njëherësh është edhe ligjërues në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Michel Cullin, të hënën, më 14 maj, mbajti një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit, me temë: “Zgjedhjet presidenciale në Francë”....

14. 05. 2007Bursa evropiane për studime pasdiplomike

Përfaqësues të Sekretariatit për Cështje Evropiane dhe përfaqësues të DAD-it (Organizata Gjermane për Arsim) nga Gjermania, të hënën, më 14 maj 2007, në amfiteatrin e Rektoratit mbajtën një prezantim lidhur me ndarjen e bursave për studime pasdiplomike, të titullit “master” në ndonjërin nga universitetet evropiane...

13. 05. 2007Prezantim i suksesshëm i USHT-së në gjysmë maratonën në Shkup
Në gjysmë maratonën që u mbajt më 13.05.2007 (e diel) morën pjesë edhe dy përfaqësues të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Adem Selmani në konkurrencë të meshkujve dhe Zarife Elmazi në konkurrencë të femrave.
12. 05. 2007Maturantët përmes këngës shijuan atmosferën festive në USHT
Në organizim të Unionit të studentëve të USHT-së, më 11 maj 2007 (e premte), para Rektoratit të universitetit, për maturantët e shkollave të mesme të vendit, u mbajt një aheng (party), me këngëtarë të shquar të estradës shqiptare...
11. 05. 2007LAJMERIM

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Tetovës, njofton studentët dhe stafin akademik se përfaqësues të Sekretariatit për Cështje Evropiane, në amfiteatrin e Rektoratit, do të organizojë më 14 maj 2007 (të hënën), një prezantim të ditëve të informimit në USHT, në lidhje me Konkursin për ndarje të bursave për studime pasuniversitare, për universitetet jashtë vendit për vitin akademik 2007/2008 në fushën e eurintegrimeve dhe të BE-së.....

11. 05. 2007REAGIM

Në lidhje me shkrimin e botuar në gazetën “Lajm”, të datës 11 maj 2007, me titull “Maqedonas pa titull zënë vendet e magjistrave shqiptarë” nga autorja Laura Papraniku, në të cilin paraqiten gjoja disa parregullsi që janë shfaqur gjatë procedurës së pranimit të kuadrit të ri mësimor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në bazë të Konkursit të datës 19 dhjetor 2006,...

11. 05. 2007LAJMERIM

Njoftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit Shtetëror të Tetovës se më 16.05.2007 (të mërkurën), në orën 10:00, në amfiteatrin e Rektoratit të universitetit, prof. dr. Horst Brezinski nga Universiteti Teknik Bergakademie Freiberg të Gjermanisë do të mbajë një ligjëratë me temë: “Perspektiva e Maqedonisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian”...

11. 05. 2007Dy universitetet tona pasqyrojnë orientimin tonë evropian

“Shqiptarët dhe Evropa”- rruga që kanë zgjedhur shqiptarët, ishte tema e “Debatit universitar”, që u mbajt të enjten mbrëma (10 maj), në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në kuadër të ciklit të emisioneve në bashkëpunim me Programin e gjuhës shqipe të TVM-së,....

10. 05. 2007USHT hapë dyert për maturantët

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka hapur dyert të enjten për maturantët dhe prindërit e tyre, si dhe për të interesuarit e tjerë, që të njihen me kushtet dhe ambientin ku studiojnë akademikët e ardhshëm të këtij universiteti, manifestim ky që do të vazhdojë edhe të nesërmen, të premten, më 11 maj...

09. 05. 2007Manifestim në USHT me rastin e Ditës së Evropës-9 majin

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës të mërkurën (9 maj 2007), para stafit akademik dhe studentëve, me rastin e Ditës së Evropës- 9 maj, u mbajt një debat organizuar nga USHT dhe Aleanca Rinore në Tetovë me temë: “Sfidat euro-integruese”...

09. 05. 2007LAJMERIM

Me datën 14 maj 2007, profesori Michel Cullin nga Akademia Diplomatike e Vjenës, në ora 10:00 do të mbajë ligjëratë për "Zgjedhjet presidenciale në Francë".

05. 05. 2007SHPALLJE

Zyra për Marrëdhënie me jashtë e Universitetit Shtetëror të Tetovës, njofton stafin akademik dhe studentët e të gjitha grupeve studimore se me datë 14. 05. 2007 (e hënë), në amfiteatrin e Rektoratit, në orën 19.00, Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Bernard Valero, do të mbajë një ligjëratë me temë: “Marrëdhëniet franko-maqedonase”...

04. 05. 2007Procesi i Bolonjës hap perspektiva evropiane të dijes

Aplikimi i procesit të Bolonjës ishte temë e “Debatit Universitar”, që u mbajt më 3 maj të këtij viti (të enjten mbrëma), në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në kuadër të ciklit të debateve që i organizon ky universitet, në bashkëpunim me Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, që emetohet drejtpërdrejt në kanalin e dytë.

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.