Mars 2007

30. 03. 2007“Debat Universitar” për trashëgiminë kulturore në Kalanë e Shkupit

Në vazhdim të cikleve të “Debatit Universitar”, që cdo të enjte realizohet në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Televizionin shtetëror maqedonas, programi në gjuhën shqipe, mysafirë të emisionit të fundit ishin Ministri i Kulturës, Ilirjan Beqiri, drejtori i Drejtorisë për trashëgimi kulturore Pasko Kuzman, arkeologu i njohur nga Shqipëria, Neritan Ceka..

29. 03. 2007Observimet politike të analistit James Petiffer mbi të ardhmen e shqiptarëve

Analisti i mirënjohur politik anglez për cështje të Ballkanit dhe të shqiptarëve, James Petiffer, promovoi më 28 mars të këtij viti në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës librin e tij me titull “Cështja shqiptare” – Riformësimi i Ballkanit, për të cilin kishte mjaft interesim në mesin e stafit akademik dhe studentëve të këtij universiteti...

28. 03. 2007“Cështja shqiptare” nga James Pettifer u promovua para studentëve të USHT-së

Analisti britanik për cështje ballkanike, njëherësh edhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, James Pettifer, promovoi më 28.03.2007 (të mërkurën) në Amfiteatrin e Rektoratit, para studentëve, profesorëve dhe stafit akademik, librin e tij dhe të koautores Miranda Vickers, "Cështja shqiptare"- Riformësimi i Ballkanit...

28. 03. 2007SHPALLJE

Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve se në organizim të Unioneve studentore të katër universiteteve të vendit, në bashkëpunim me ATA (Academic Training Association), në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, do të organizohet Universiteti Veror Ndërkombëtar, që do të mbahet nga 9 korriku deri më 22 korrik 2007...

26. 03. 2007NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët, profesorët dhe të interesuarit e tjerë se të mërkurën, më datë 28.03.2007, në ora 13.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, do të mbahet ligjërata e parë e profesorit të mirënjohur anglez James Pettifer. Prezent do të jetë edhe bashkë autorja e këtij libri, anglezja Miranda Vickers...

09. 03. 2007Ish-presidenti Rexhep Meidani ligjeron fizikën në USHT

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili është doktor i shkencave të fizikës, për herë të parë ligjëroi të premten në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga lënda historia e fizikës, para studentëve të vitit të dytë të semestrit veror. Porf. Dr. Meidani ka ligjëruar plot 25 vjet në Universitetin e Prishtinës,...

09. 03. 2007Cka përmban Pakoja e Ahtisarit- temë e “Debatit universitar”

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të enjten pasdite vazhdoi cikli i dytë i emisionit “Debati universitar”, që realizohet në bashkëpunim të Universitetit dhe televizionit shtetëror të Maqedonisë, programit në gjuhën shqipe, që udhëhiqet nga gazetarja Zërjeta Jajaga dhe që emitohet drejtpërdrejt në këtë televizion...

08. 03. 2007 Kandidaturë e prof. dr. Sadi Bexhetit me vizione për një universitet evropian

Në njërin nga amfiteatrot e Universitetit Shtetëror të Tetovës, u.d. rektori i këtij universiteti prof. dr. Sadi Bexheti, para Stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, të mërkurën, prezantoi programin e kandidaturës për rektor të USHT-së....

08. 03. 2007Ministri kroat i arsimit Dragan Primorac mbajti ligjëratë në USHT

Një delegacion nga Kroacia, i udhëhequr nga ministri i Shkencës, Arsimit dhe Sportit i Republikës së Kroacisë, Dragan Primorac dhe ambasadorit kroat në Maqedoni, Ivan Kujunxhiq, të mërkurën pasdite, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Sulejman Rushiti, qëndruan për një vizitë pune në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku u takuan me rektorin prof. dr. Sadi Bexheti...

07. 03. 2007Prezantohet programi amerikan për bursa

Në organizim të Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të USHT-së, përfaqësues të Ambasadës amerikane në Maqedoni, më 6.03.2007 (të martën), në amfiteatrin e Rektoratit të këtij universiteti, para stafit akademik, asistentëve të programeve të ndryshme studimore, asistentëve të rinj dhe studentëve të vitit të katërt, kanë prezantuar programet “Fulbright” dhe “Humphrey”, 

06. 03. 2007Senati i USHT-së plotësohet me pesë anëtarë të rinj

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës në mbledhjen e rregullt të saj, të mbajtur më 06.03.2007 (e martë), shqyrtoi cështjen e verifikimit të anëtarëve të rinj të zgjedhur për në Senat, të propozuar nga fakultetet dhe qendrat studimore të USHT-së. 

02. 03. 2007Debat për të ardhmen evropiane të universiteteve shqiptare

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 1.03.2007, të enjten mbrëma, u mbajt një emision debativ “Debati universitar”, i pari nga cikli i emisioneve që do të realizohen në bashkëpunim me Televizionin Shtetëror të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, që udhëhiqet nga prezantuesja Zërijeta Jajaga...

01. 03. 2007Shfaqet pjesa teatrale “Kjo eshte menyra”

Në organizim të shoqatës së invalidëve “Shpresa” nga Shkupi, në amfiteatrin e Rektoratit para studentëve dhe stafit akademik u shfaq të enjten pjesa teatrale “This is the way“ /Kjo është mënyra/, me skenar të doc. Senad Abdulit dhe në realizim të aktorëve të diplomuar të USHT-së, Merita Limani dhe Burhan Amitit, të cilët me sukses interpretuan rolet e tyre...

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.