Maj 2007

26. 06. 2007Delegacioni i Universitetit Medicinal të Gracit-Austri, i udhëhequr nga Rektori, prof. dr. Gerhard Franz Walter, në USHT

Të martën (26 qershor 2007), një delegacion i Universitetit Medicinal të Gracit i udhëhequr nga Rektori i këtij Universiteti, prof. dr. Gerhard Franz Walter dhe Prorektori për arsim, prof. dr Gilbert Reibnegger u prit nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr Sadi Bexheti, Prorektori për arsim, prof. dr. Agim Vela dhe Prorektori për marrëdhënie me jashtë, prof. dr. Hamit Mehmeti...

25. 06. 2007E hënë (25 qershor 2007) - Filloi regjistrimi i studentëve të rinj

Filloi regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin Shtetëror të Tetovës në afatin e parë të regjistrimit. Qysh në orët e para të mëngjesit Universiteti u vërshua nga një valë e kandidatëve të interesuar për studime deridiplomike në ndonjërin nga drejtimet e 10 fakulteteve...

22. 06. 2007Debati Universitar me zëvendëskryetarin e PDSH-së, Menduh Thaci dhe gazetarë

Të enjten më 21 qershor 2007, në edicionin e fundit për këtë sezon të Debatit universitar, organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, i ftuar në debat ishte z. Menduh Thaci, zëvendëskryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe gazetarët...

21. 06. 2007USHT ka bërë REVOLUCION gjatë 10 muajve të fundit

Të mërkurën, më 20 qershor 2007, në kuadër të edicionit të radhës të debatit universitar, të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Radio Televizioni i Maqedonisë, Programi në gjuhën shqipe, në debat morën pjesë: Ministri i arsimit dhe shkencës së RM-së, z. Sulejman Rushiti dhe Rektori i Universiteti Shtetëror të Tetovës, prof. Dr. Sadi Bexheti...

21.06.2007 L  A  J  M  E  R  I  M

Lajmërohen studentët, të cilët i kanë ndjekur studimet jashtë institucioneve publike të arsimit sipëror, në forma të ndryshme të iniciativës qytetare në Republikën e Maqedonisë, të organizuara përfundimisht deri më 15.08.2000, kanë mundësi, në pajtim me nenin 198 të Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 64/2000 dhe nr. 49/2003), nenit 6, alineja 2, e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 8/2004)...

K O N K U R S

Për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike në programet studimore të Universitetit Shtetëror të Tetovës për vitin akademik 2007/2008. Konkursin mund ta merni si Word ose pdf.

20. 06. 2007Profesorë nga Gjermania do të instalojnë një punëtori në USHT

Të mërkurën (20 qershor 2007) në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës u realizua një takim mes profesor Hans Herpich nga Nurnbergu, prof.Mag.art. Bernhar Holleman nga Limbergu i Gjermanisë dhe z. Klime Korobar, kryetar i Asociacionit për kulturë IKON, dhe Rektorit të USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti...

20. 06. 2007STUDENTË TË USHT-së MARRIN PJESË NË GJYSËM-MARATONËN E FRANCËS 

Studentët e Programit studimor të Kulturës Fizike pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Adem Selmani dhe Zarife Elmazi do të marrin pjesë në gjysmëmaratonën evropiane në Francë, Huelgoat-Carhaix, nën mbështetjen financiare të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gara evropiane- gjysmëmaratona mbahet me datë 07 korrik 2007 në Carhaix, Francë...

18. 06. 2007Rektori i USHT-së bëri hapjen solemne të Shkollës Verore TEMPUS 2007

Të dielën (17 qershor 2007), në Ohër, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr Sadi Bexheti, bëri hapjen solemne të Shkollës Verore Tempus 2007 dhe Konferencës me temën: “Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe procesi evropian i integrimit - Maqedonia dhe përvojat në shtetet fqinje” ...

16. 06. 2007Aktiviteti i USHT-së rreth bashkëpunimit ndërkombëtar vazhdon me lidhjen e marrëveshjes me Universitetin e Trakisë në Turqi

Të premten (15 qershor 2007), Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës qëndroi në Turqi, në Universitetin e Trakisë në Edrene, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij Universiteti. Ai u prit nga Rektori i Universitetit të Trakisë, prof. dr. Enver Duran.

16.06.2007 SHKOLLA VERORE TEMPUS DHE KONFERENCA NË OHËR

Nga data 17 qershor deri më 21 qershor, në Ohër, do të mbahet shkolla verore dhe konferencë ekonomike, organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetëror i Tetovës me përkrahjen e projektit TEMPUS

15. 06. 2007Cilat janë gjasat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO?

Në edicionin e radhës të debatit universitar organizuar nga MTV, programi në gjuhën shqipe dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, të ftuar ishin: Ismet Ramadani, nënkryetar i Këshillit Euroatlantik, organizatë joqeveritare; Aleksandar Gencov, Këshilltar për cështje politike në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Besim Dogani,...

14. 06. 2007PËRFAQËSUES TË USAID-IT NË USHT

Të enjten (14 qershor 2007) në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan përfaqësues të USAID-it të udhëhequr nga zëvendës drejtori për zhvillim ekonomik i USAID-it, zotëri Peter Lampesis. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, Prorektori për Marëdhënie me Jashtë, prof. dr. Hamit Mehmeti dhe shefi për marrëdhënie ndërkombëtare pranë USHT-së, doc. Senad Abduli...

08. 06. 2007 Roli dhe rëndësia e vizitës së presidentit amerikan George Bush në Shqipëri

Në debatin e fundit nga cikli i debateve universitare organizuar nga RTM, emisioni në gjuhën shqipe dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, të enjten (7 qershor 2007), të ftuar ishin dy figura të shquara të politikës shqiptare, zotëri Arbën Xhaferi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare dhe zotëri Sabri Godo, politikan i shquar.

07. 06. 2007Profesori Norbert Enziger mbajti ligjëratë me temën Saldimi i materialeve

Të enjten (7 qershor 2007) në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, mbajti ligjëratë profesori Norbert Enziger nga Universiteti Teknik i Gracit. Tema e ligjeratës ishte Saldimi i materialeve ku profesor Enziger para studentëve dhe profesorëve trajtoi temën në fjalë dhe u përqendrua më shumë në arritjet e fundit shkencore dhe shfrytëzimin e metodave të reja për saldim...

06. 06. 2007 Në USHT arrihet bashkëpunimi mbarëkombëtar i bibliotekave

Një delegacion i Ministrisë së Kulturës, asaj të Arsimit dhe të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, më 6 qershor qëndruan për një vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u pritën nga prorektori Agim Shabani.

06. 06. 2007 Bashkëpunimi me Tiranën do të orientohet në bartjen e projekteve të përbashkëta

Thellimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në sferën e shkencave natyrore është konceptuar si një prolog i bashkëpunimit në cështje më sensitive në sferën e arsimit. Kjo është diskutuar të premten (1.06.2007), mes kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të RM-së, Sulejman Rushiti.

04. 06. 2007 Ambasadori rumun mbështet USHT-në

Në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 04.06.2007 (të hënën) arriti për një vizitë pune ambasadori rumun në RM, Adrian S. Constantinescu dhe Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Imer Selmani, të cilët u pritën nga rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti...

04. 06. 2007 Profesori austriak Andreas Wieglein mban ligjerat me temën “Anatomia klinike mbi sinuset paranasale”

Profesori austriak Andreas Wieglein i Universitetitit të Gracit, të hënën (04.06.2007) mbajti një ligjëratë në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve, me temë: “Anatomia klinike mbi sinuset paranasale tek fëmijët dhe të rriturit”..

01. 06. 2007 INFORMATË

Në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në hotelin “Sllavia”, në Kodrën e Diellit”, të martën dhe të mërkurën (29-30 maj 2007), u organizua një workshop, i treti me radhë, mes katër universiteteve të vendit (USHT-së, UEJL-së, Universitetit “Shën Cirili e Metodi” të Shkupit dhe Universitetit “Shën Kliment Ohridski” të Manastirit)...

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.