Bursa:

Oraret:

> ORARI I LIGJERATEVE

> ORARI I PROVIMEVE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arhiva Shkurt 2007

 

27. 02. 2007MBLEDHJE E SENATIT TË USHT-së

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2007, shqyrtoi dhe miratoi disa pika të rendit të ditës, ndër to llogarinë përfundimtare për vitin 2006, propozimin e planit financiar prej burimeve të vetë universitetit për vitin 2007, vendimet e Drejtorisë së Rektoratit të USHT-së për zgjedhjen e mësimdhënësve sipas konkursit të publikuar etj...

27. 02. 2007 NJ O F T I M

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, shoqata për persona me nevoja të vecanta “Shpresa” nga Shkupi shfaq pjesën teatrale “This is the way / Kjo është mënyra”. Në këtë pjesë teatrale flitet për socializimin e personave me nevoja të vecanta dhe pranimin e tyre në shoqëri...

23. 02. 2007INFORMATË

Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare lajmëron stafin akademik, asistentët e programeve të ndryshme studimore, asistentët e ri dhe studentët e vitit të katërt, se më 6 mars 2007, në orën 13:30, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup do të bëjnë një prezantim për dhënien e bursave për studimet master dhe doktorata në disa universitete eminente të SHBA-ve...

22. 02. 2007 INFORMATË

Një delegacion i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës i prirë nga dekani prof.dr. Petrit Pollozhani, prof.dr. Hamit Aliu dhe prof.dr. Seadin Xhaferi qëndruan për një muaj në Universitetin Staffordshire të Anglisë. Ky delegacioni i USHT-së ka përcjell nje kurs te avancuar dhe ka bërë punë seminarike

21. 02. 2007Rektori Sadi Bexheti realizon takim me përfaqësues të AAB-së

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, të mërkurën në një vizitë pune priti delegacionin e Universitetit Arena e Arsimit Bashkëkohor i Prishtinës, të udhëhequr nga prof. dr. Masar Stavileci, prorektor për cështje akademike dhe mesim, prof. dr. Ismail Hasani, prorektor per bashkëpunim me jashtë dhe zhvillim, mr. Bujar Demjaha, dekan i Fakultetit të Arteve, si dhe prof. dr. Naim Braha, dekan i Fakultetit Ekonomik.

20. 02. 2007Trajnim i arsimtarëve të ardhshëm në mjediset multietnike

Një projekt i financuar nga USAID-i, me temën: “A ekziston ndarja etnike ne arsim”, që pritet të implementohet nga ana e organizatës joqeveritare “Loja”, në fillim të vitit të ri akademik 2007-2008,  ka në program trajnimin e arsimtarëve dhe studentëve në planin etnik - sensitiv nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

19. 02. 2007Shpaloset busti i dëshmorit Abdylselam Emini

Me rastin e 12-vjetorit te ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës, që u mbajtën më 17 shkurt të vitit 1995 në disa objekte të improvizuara të fshatit Poroj dhe Recicë të Vogël, Unioni i Studentëve Shqiptarë në Maqedoni organizoi një manifestim të denjë pranë Fakultetit të Artit...

16. 02. 2007REAGIM. Në lidhje me shkrimin e publikuar ne faqen elektronike të BDI-së, me titull: “USHT-ja dhe bastardimi i vlerave të tij nga xhahilat e kuq”

Lidhur me shkrimin e publikuar ne faqen zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim, me titull: “USHT-ja dhe bastardimi i vlerave te tij nga xhahilat e kuq”, të datës 16. 02. 2007, në pjesën ku thuhet, e citojmë: “E pyesim Haxhuzen e Gostivarit nëse ka njohuri për përgjigjen që i ka ardhur Ministrisë së Arsimit dhe Bashkësisë Islame të RM-sënga Universiteti i Al-Az `harit?,...

15. 02. 2007 VIZITA E REKTORIT BEXHETI NË AUSTRI KURORËZOHET ME SUKSES

Në kuadër të një turni nëpër universitetet evropiane, që po bën rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), prof. dr. Sadi Bexheti, me bashkëpunëtorët e tij, po kurorëzohet me sukses. Rektori Sadi Bexheti, në Austri, ka vizituar Universitetin Teknik në Gracë, Universitetin Karl Franc, Universitetin Mjekësor, si dhe Universitetin e Muzikës dhe Dramaturgjisë.

15. 02. 2007 SEMINARI NË OHER EFIKASE PER PERVOJE AKADEMIKE

Një grup profesorësh dhe studentësh të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve, si dhe të Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore USHT-së, në shkurt të këtij viti, në Ohër, morën pjesë në një seminar të organizuar dhe financuar nga USAID-i, me temë “Të mësuarit dhe të nxënit kreativ”,...

14. 02. 2007FTESË

Ju ftojmë të merrrni pjesë në Ceremoninë kushtuar ligjeratave të para të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj si dhe në Akademin përkujtimore dedikuar zbulimit të bustit të dëshmorit të parë Abdylselam Emini në Reçicë të vogël.

14. 02. 2007USSHM ME REVISTE STUDENTORE “THE ALBANIAN STUDENTS”

Me rastin e promovimit të revistës mujore “The Albanian Students”, Unioni i Studentëve Shqiptarë të Maqedonisë (USSHM), të mërkurën, mbajti një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur se kjo revistë studentore do të jetë gati deri të shtunën, kur pritet të shpërndahet gjatë akademisë solemne, me rastin e mbajtjes së ligjëratave te para të studentëve të UT-së.

12. 02. 2007Të shtunën në Recicë të Vogël përurohet busti i Abdylselam Eminit

Unioni i Studentëve Shqiptarë të Maqedonisë, më 17 shkurt të këtij viti (të shtunën) do të organizojë dy manifestime të rëndësishme, me rastin e 12-vjetorit të mbajtjes së ligjëratave të para të studentëve të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, duke filluar nga ora 11, ndërsa tjetri në Fakultetin e Arteve në Recicë të Vogël, në orën 14, ku në mënyrë solemne do të shpaloset busti i dëshmorit të arsimit, Abdylselam Emini, i cili dha jetën në mbrojtje të dijes.

10. 02. 2007USHT nënshkruan marrëveshje me Konferencen e Rektorëve të Gjermanisë

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), prof. dr. Sadi Bexheti, me ftesë të Konferencës së Rektorëve të Gjermanisë (HRD), po qëndron në një vizitë disaditëshe në Gjermani, respektivisht në Universitetin Politeknik të Shtutgartit

09. 02. 2007IBM edhe në USHT

Një delegacioni i kompanisë së njohur të kompjuterëve IBM, të premten, qëndroi në zyrat e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ku u takua me përfaqësues të stafit akademik, të përfaqësuesve të IT-së dhe studentëve, ku u prezantua iniciativa akademike e IBM.

08. 02. 2007Studentë të USHT-së në gjigantin “Mercedes” në Shtutgart

Delegacioni i Universitetit Shtetëror të Tetovës i udhëhequr nga rektori prof.dr. Sadi Bexheti, me bashkëpunëtorë, po qëndron, në një vizitë pune në Universitetin Politeknik të Shtutgartit në Gjermani. Ky projekt është mundësuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe HRC-ja.

08. 02. 2007 USHT NE SEMINARIN E USAID-IT NE OHER

Një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe e Arteve, si dhe nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), morën pjesë në  një seminar të organizuar nga USAID-i, me temën: ”E drejta sociale”.

07. 02. 2007Sllovenia mbështet studentët e USHT-së

Një delegacion katër anëtarësh i Unionit të Studentëve të Universitetit Shtetëror te Tetoves (USUSHT), u kthye te marten nga Sllovenia pas nje vizite kater ditore qe u realizua me ftese te Unionit te Studenteve te Universitetit te Lubjanes...

07. 02. 2007 USHT forcon lidhjet e bashkepunimit me UM “Iliria”

Një Delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) i udhëhequr nga dekani i Fakultetit Juridik prof. dr. Mersim Maksuti, si dhe kryetari i USSHM-së Jetmir Sejfuli, morën pjesë në prezantimet virtuale të studentëve të Universitetit Mbretëror “Iliria”, që u mbajt në ambientet e hotelit “Grand” në Prishtinë...

05. 02. 2007Prorektori i USHT-se Etem Iseni u takua me kryetarin e SHAFK, Xhevdet Pantina
Në një ambientet miqësor, në Fakultetin e Arteve Figurative në Prishtinë, prorektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Etem Iseni, pati një takim me kryetarin e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës (SHAFK), Xhevdet Pantinën...

02.02.2007 INFORMATË

02.02.2007 STUDIM QË NDRIÇON SHQIPËRINË ETNIKE

01.02.2007 Prorektori i USHT-së Etem Iseni takon rektorin e UP-së Enver Hasanin

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu