Arhiva Prill 2007

27. 04. 2007Përfitimet e përvojës s dijes universitare nga jashtë

Cikli në vijim i “Debatit Universitar”, që të enjten u zhvillua në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Televizionin shtetëror maqedonas, programi në gjuhën shqipe, për temë kishte përvojat e ligjëruesve nga qendrat universitare evropiane, si dhe relacionet profesorë- studentë.

26. 04. 2007ATA prezantoi para studentëve të USHT-së universitetin veror në Manastir

Prej 9 deri më 22 korrik të këtij viti, në universitetin “Shën Kliment Ohridski” të Manastirit do të mbahet shkolla verore, ku pritet të marrin pjesë studentë nga gjithë Maqedonia, rajoni e më gjerë. Me këtë rast, të enjten, në amfiteatrin e Rektoratit përfaqësues të ATA (Academic Training Assotiation) mbajtën një prezantim para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

23. 04. 2007SHPALLJE

Zyra për marrëdhënie me jashtë e USHT-së informon studentët e degës së historisë se Universiteti i Vjenës prej muajit tetor 2007 deri në janar 2008 ofron një bursë 4- mujore për kryerjen e punimeve të hulumtimit shkencor në Bibliotekën për Shqipërinë, në Institutin e Historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Vjenës. ...

20. 04. 2007Mbajtja e seminarit albanologjik dëshmon për ngritjen e USHT-së

Në ciklin e debatit universitar, që për cdo javë organizohet në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Televizionin Shtetëror të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, më 19 prill 2007 (e enjte) për mysafirë ishin ftuar profesorë të gjuhës shqipe nga të gjitha trojet shqiptare: Qemal Murati, Floresha Dado, Shezai Rrokaj, Imri Badallaj dhe Enver Mehmeti,...

20. 04. 2007Mbledhje përkujtimore për studentin e ndjerë Faton Rushiti

Në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 20 prill 2007 (të premten) u mbajt një mbledhje përkujtimore për studentin e ndjerë Faton Rushiti, i cili para një jave humbi jetën tragjikisht në fushën sportive të Shkollës së Mesme Bujqësore në Tetovë, në afërsi të USHT-së...

19. 04. 2007Ambasadori francez shprehet i kënaqur me punën e madhe në USHT

Një delegacion i Ambasadës franceze në Maqedoni, i udhëhequr nga ambasadori z. Bernard Valero dhe këshilltari për bashkëpunim kulturor, Johan Uhres, u pritën nga rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti...

18. 04. 2007USHT pritet të bëhet me nëntë fakultete

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 18.04.2007 (të mërkurën) mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan disa pika të rendit të ditës, ndër të tjera u shqyrtua dhe u miratua Vendimi i Drejtorisë së Rektoratit të USHT-së për zgjedhjen e mësimdhënësve sipas Konkursit të publikuar më 19 dhjetor 2006...

18. 04. 2007Zgjidhje statusi për afër 2.500 studentë për të vijuar studimet në USHT

Me angazhimin e drejtpërdrejtë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, i cili ndërmori një nismë brenda strukturave qeveritare për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin sipëror, që ka të bëjë me shkurtimin e afateve dhe përshpejtimin e procedurave administrative për njohjen e diplomave dhe të studimeve të Universitetit të Tetovës, të hënën e kaluar, në formë të amendamentit u miratua ky propozim ligj edhe nga shumica e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë...

18. 04. 2007NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe të punësuarit e tjerë se të premten, (20.04.2007), ora 11:00, në Amfiteatrin USHT-së (te Rektorati), mbahet mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes tragjike të studentit tonë Faton Rushiti.

16. 04. 2007Promovohet libri “A është deterministe teoria kuantike” nga prof. dr. Rexhep Meidani

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, para stafit akademik, studentëve dhe mysafirëve të tjerë, në mesin e të cilëve edhe akademik Rexhep Qosja, kritiku letrar Ali Aliu, poetesha Flora Brovina etj., ish-presidenti i Shqipërisë dhe ligjëruesi i USHT-së, prof. dr. Rexhep Meidani, promovoi më 16.04.2007 (të hënën) librin e tij: “A është deterministe teoria kuantike”...

16. 04. 2007Lamtumira e fundit për studentin shembullor Faton Rushiti

Më shumë nxënës, studentë, profesorë dhe miq të tjerë nga Tetova shkuan të shtunën në Zajaz të Kërcovës në varrimin e absolventit të Qendrës politeknike të drejtimit të ndërtimtarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Faton Rushiti, i cili pësoi një fatkeqësi në fushën e sportit të Shkollës së Mesme Bujqësore, kur mbi të ishte rrëzuar shtylla e portës së futbollit dhe nga lëndimet kishte humbur jetën...

13. 04. 2007Debat për integrime evropiane

Në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në vazhdën e cikleve të “Debatit universitar”, më 12 prill 2007 (e enjte), u zhvillua debati lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO. Mysafirë të këtij emisioni debutues, që realizohet në bashkëpunim me Televizionin Shtetëror,...

12. 04. 2007INFORMATE

Zyra për marrëdhënie me jashtë i informon studentët dhe stafin akademik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, se më 16 prill (e hënë), në orën 15.00, në amfiteatrin e Rektoratit, profesori Rexhep Meidani do ta promovojë librin e tij “A është deterministe teoria kuantike”.

12. 04. 2007INFORMATE

Zyra për Marrëdhënie ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Tetovës njofton studentët e interesuar se krahina e Bavarisë (Gjermani) jep bursa për kurse verore. Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë informon se Krahina e Bavarisë së Gjermanisë ndan bursa për studentë dhe shkencëtar të ri për pjesëmarrje të një kursi gjuhësor veror në një nga universitetet e Krahinës së Bavarisë të Gjermanisë.

10. 04. 2007REAGIM

Arbër Celiku, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në degën e gjuhës gjermane, lidhur me reagimin në gazetën e përditshme “Koha” në Shkup, që është publikuar më 7 prill 2007 (e shtunë), me titull: “Nga nëntori jam në Gjermani, e jo në USHT”.

06. 04. 2007Fakulteti Teologjik dëshiron të hyjë nën ombrellën e USHT-së

Mësim-besimi në shkollat fillore ishte temë e “Debatit Universitar”, që organizohet për cdo javë (e enjte) në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me Televizionin Shtetëror të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe...

02. 04. 2007Në USHT firmoset marrëveshja për bashkëpunim me Universitetin e Shkupit

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, më 2 prill 2007 (e hënë), nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” të Shkupit, prof. dr. Gjorgji Martinovski. Ky akt solemn i lidh këto dy universitete që në të ardhmen të kenë një bashkëpunim më të ngushtë mes vete. Me këtë rast, rektorët e të dy universiteteve dhanë deklaratë për mediumet...

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.