Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KONKURS . Për ndarjen e bursave me kohëzgjatje prej 36 muajsh për mësimin e gjuhës dhe kulturës italiane në Peruxha ose Siena.

 

Qeveria e Republikës së Italisë për vitin shkollor 2008-2009 do të ndajë bursa me kohëzgjatje prej 36 muajsh për mësimin e gjuhës dhe kulturës italiane (për studentët e universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë) në Universitetet për të huajt në Peruxha ose Siena, edhe atë:

 

15 bursa dymujore janë të dedikuara për studentët e rregullt të vitit të III

 

në Katedrën e Gjuhës Italiane të Fakultetit Filologjik në Shkup;

 

6 bursa njëmujore janë të dedikuara për studentët e viteve të II dhe të

 

III, të cilët studiojnë në: Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Artit Muzikor, Fakultetin e Arteve Figurative, Fakultetin e Turizmit, Fakultetin Pedagogjik, si dhe në Fakultetin Filozofik.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:    

-formular për kërkesë të bursës;
-fotokopje të indeksit për semestrin, përkatësisht vitin e regjistruar;
-fotokopje të faqes së parë të Indeksit;
-certifikatë për provimet e dhëna, me sukses mesatar (8.00);
-të mos jenë shfrytëzues të bursave nga Qeveria e Republikës së Italisë;
-vërtetim ose deklaratë për njohjen e gjuhës italiane;
-dokument për dëshmimin e nënshtetësisë (vërtetim për nënshtetësi, fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës).

Dokumentet dorëzohen në dy kopje.

Afati i fundit për paraqitje është 9 maji 2008.

Formularë për dorëzimin e aplikacioneve, si dhe informacione më të hollësishme mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
Bulevardi “Ilinden” p.n. – Shkup,
Tel:  (02) 3118 - 022, lokali 127.

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu