Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Bursa për studentë absolventë
Në vitin 2008, programi i Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Holandës MATRA/ MTEC ( MATRA trajnim për bashkëpunimin evropian) që ka për qëllim trajnimin e nëpunësve shtetëror dhe studentëve të posadiplomuar me potenciale të larta në tema relevante për udhëheqje të mirë si dhe krijimin e lidhjeve afatgjata mes pjesëmarrësve në këto programe, u hap edhe për Republikën e Maqedonisë. Në këtë kontekst, për vitin akademik 2008/2009 janë siguruar disa bursa për studime postdiplomike për studentë të dalluar të cilët janë në vitin e fundit të studimeve dhe që do të diplomojnë në muajt e ardhshme në fakultetet që vijojnë, gjegjësisht lëmit:
Për secilën nga programet e lartpërmendura janë publikuar broshura të cilat mund ti zbritni nga ueb-faqja e CROSS, agjenci shtetërore holandeze kompetente për bashkëpunimin në sferën e arsimit mes Mbretërisë së Holandës dhe vendeve të Evropës qendrore dhe lindore (www.cross-agency.nl) nën grafën MTEC-seksioni ‘academic programmes’. Në ueb faqen e njëjtë, mund të gjeni informata të hollësishme në lidhjen me procedurën e përgjithshme të aplikimit. Të gjitha aplikacionet dërgohen drejtpërdrejtë në Holandë, përderisa një kopje në letër dërgohet në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shkup. Seleksionimi final i kandidatëve bëhet në Universitetet e lartpërmendura.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu