6

Dy universitetet tona pasqyrojnë orientimin tonë evropian

“Shqiptarët dhe Evropa”- rruga që kanë zgjedhur shqiptarët, ishte tema e “Debatit universitar”, që u mbajt të enjten mbrëma (10 maj), në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në kuadër të ciklit të emisioneve në bashkëpunim me Programin e gjuhës shqipe të TVM-së, ku mysafirë ishin Nazmi Maliqi, Ermal Hasimja, Ylber Sela dhe Rexhep Hoti. Risi e debatit ishte edhe pjesëmarrja e studentëve dhe profesorëve të Artit figurativ, ku dy nga studentët gjatë emisionit realizuan punimet e tyre, njëri në grafikë e tjetri në skulpturë. Nazmi Maliqi tha se tema në fjalë lidhet me 9 majin-Ditën e Evropës, duke u përqendruar në faktin që Tetova ka dy universitete dhe me atë pasqyron integrimin tonë drejt Evropës.

Ne duhet të marrim shembull nga para ardhësit tanë, të cilët na tregojnë rrugën se si duhet të punojmë. “Sistemet kanë filluar nga e mbara. Shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq dhe të shohin se si zhvillohen proceset, por do të jenë të gatshëm për të gjitha këto procese me seriozitetin më të madh”, tha Maliqi. Ermal Hasimja, prorektor nga Universiteti Evropian në Tiranë, bëni një hyrje të proceseve në Shqipëri që nga viti 1990, kur shumë slogane ishin që ajo të jetë pjesë e Evropës. Gjërat flasin se duhet pritur deri në vitin 2015, që i zhgënjen gjithë shqiptarët.

Ka dallim mes integrimeve të Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe Shqipërisë, e cila duhet të ndërtohet në pjesën ekonomike. Rexhep Hoti, nga e përditshmja kosovare “Info ekspres”, tha se kolektivi shqiptar jeton në 5 shtete, ndërsa shoqëria shqiptare ka treguar se është për integrim. Shqiptarët e kanë problem kulturën shtetërore.

“Politikanëve të vjetër u ka ikur koha, pasi që shqiptarët kanë kapacitete të reja. Shqiptarëve u mungon politika, që t’i ecë proceset dhe të jenë një shoqëri evropiane, edhe pse BE ende është një eksperiment”, theksoi ai. Ylber Sela, profesor në UEJL, tha se shqiptarë të integruar ka mjaft, ata janë në diasporë dhe japin kontributin e tyre. Shqiptarët në Maqedoni kanë shumë pak njohuri për Evropën. Kjo ndodh sepse nuk bëhet promovim i Evropës dhe qytetarët mësojnë për të vetëm gjatë studimeve. “Ne i kemi dhënë shumë Evropës dhe nuk kemi sulmuar dikë, por gjithmonë na kanë sulmuar, me cka nuk na kanë lejuar që t’i afrohemi asaj”, tha Sela.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.