6

 

 

Një delegacion i Fakultetit Juridik të USHT viziton Universitetin e Berlinit

 

Punohet në realizim të këmbimit të kuadrove dhe projekteve të përbashkëta

 

Nje delegacion tre anetaresh i Fakultetit Juridik te Universitetit Shteteror te Tetoves, (USHT) udhehequr nga dekani, Mersin Maksuti dhe asistentet Arta Bilalli dhe Fatmire Lumani qendrojne ne nje vizite tre javeshe ne Universitetet e Berlinit te Gjermanise. Kjo vizite ka per qellim realizimin e disa takimeve qe kane te bejne me procesin e Bolonjes.

Sic informoi dekani Maksuti, delegacioni te merkuren ka pasur takim me dekanin e Fakultetit Juridik te Universitetit te Berlinit, si dhe me njerin nga pergjegjesit e realizatoreve te procesit te Bolonjes, qe ka nje rendesi te vecante per universitetin tone. Ai tha se kete delegacion e presin edhe disa takime te rendesishme, te cilet jane parapare te realizohen sipas agjendes se parapare.

Dekani i Fakultetit Juridik, Mersim Makusti, thote se delegacioni i USHT-se do te beje c’eshte e mundur qe te perfitoje projekte te cilat do te ishin me interes te vecante per kete institucion te larte arsimor te shqiptareve ne Maqedoni.

“Ne vizionin e rektorit Bexheti mundohemi ta zbatojme pike per pike. Prandaj edhe shkuarja jone ne Universitetin e Berlinit duhet te kuptohet si  nje perpjekje e jona per te perfituar dije dhe eksperienca te reja te cilat do t’i zbatojme ne USHT”, thote Maksuti, duke shtuar se “konkretisht ne jemi duke punuar ne planin e hartimit te disa projekteve dhe presim shpejt qe nje projekt te filloje te zbatohet pasi t’i kemi siguruar mjetet nga donatore nderkombetar”, thote ai.

“Ekperiencat te cilat do t’i perfitojme ne Universitetin e Berlinit do te mundohemi qe ne menyre sa me efikase t’i perdorim ne USHT. Punojme ne drejtimin e kembimit te kuadrove qe per ne jane shume te rendesishme sepse dihet se Universiteti i Berlinit ka nje pervoje te madhe dhe per ne eshte i rendesishem shume kembimi i kuadrove. Po ashtu do te mundohemi qe te krijojme linqe te drejtperdrejta ne mes studenteve te USHT-se me studentet e Universitetit te Berlinit”, perfundon dekani i Fakultetit Juridik te USHT-se, Mersim Maksuti.

 

 

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.