6

Observimet politike të analistit James Petiffer mbi të ardhmen e shqiptarëve

Analisti i mirënjohur politik anglez për cështje të Ballkanit dhe të shqiptarëve, James Petiffer, promovoi më 28 mars të këtij viti në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës librin e tij me titull “Cështja shqiptare” – Riformësimi i Ballkanit, për të cilin kishte mjaft interesim në mesin e stafit akademik dhe studentëve të këtij universiteti.

Shërbimi për informim i USHT-së shfrytëzoi rastin e pranisë së tij në këtë mjedis universitar, për një intervistë rreth disa temave që aktualisht tërheqin vëmendjen e shqiptarëve këtu.

I nderuar prof. Petifer, Ju keni përcjellë si analist brenda 15 vjetëve të fundit rrjedhat politike në Ballkan dhe në vecanti ato në Kosovë. A mendoni se do të përmbyllet cështja shqiptare në vitin 2007, me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, apo cështja shqiptare do të mbetet edhe më tej e hapur?

- Mendoj se kjo edhe do të ndodhë, të gjithë besojmë në këtë, por të jemi të sinqertë se ka disa përkufizime në propozimin e Ahtisarit. Ka probleme sa i përket sovranitetit dhe kontrollit të Qeverisë, si dhe në udhëheqësinë e Parlamentit. Mund që kjo të realizohet, por nuk do të jetë aq e lehtë. Gjithashtu, mendoj se probleme ka edhe në lidhje me armatën e Kosovës dhe mendoj se riorganizimi i TMK-së do të bëhet në mënyrë të pëlqyeshme.

Ju keni shkruar në mënyrë analitike historinë më të re të shqiptarëve. Sipas mendimit tuaj, cilat janë perspektivat e shqiptarëve si komb në Ballkan dhe në Evropën e bashkuar?

- Shqipërisë i duhen shumë ndryshime brenda shtetit, edhe ato duhet të jenë ndryshime institucionale, ndërsa problemi më i madh është ai i infrastrukturës, i ujit, rrymës elektrike, rrugëve, transportit etj. Dhe, sipas mendimit tim, shqiptarët tashmë nuk e kanë besimin në udhëheqësit e vet politik. E mira është se Edi Rama është përpjekur për Tiranën, ka sjellë një rend dhe rregull në Tiranë, shpresojmë se e njëjta do të ndodhë edhe në Durrës, por për këtë duhet një planifikim i mirë i kohës dhe i mjedisit. Jam optimist që Shqipëria mund të na befasojë të gjithë ne dhe të befasojë edhe disa nga kritikët. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve për punë të përbashkëta ka rrënjët nga koha e shpërbërjes së komunizmit dhe hapjes së kufijve, që ishin pengesë në këmbimin normal tregtar. Në Ballkan tash kemi 6 milionë shqiptarë, që e flasin të njëjtën gjuhë. Mendoj se ky do të ishte një faktor shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

Sa do të ndikojë libri juaj “Cështja shqiptare” në njohjen më të gjithanshme dhe më thelbësore të shqiptarëve në rrafshin ndërkombëtar. A mendoni se ka ende hapësirë që ndërkombëtarët të na kuptojnë më mirë?

- Ne shpresojmë, sepse shumë gjëra të mira janë arritur për këta 20 vjet. Kur ne kishim filluar të punojmë së bashku me Miranda Vikers, në Shqipëri në atë kohë njerëzit nuk kishin as ushqim për të ngrënë dhe ne mbanim ushqimin me vete, ngase nuk kishim prej ku të furnizohemi. Mirëpo kësaj kohe të vështirë i ka ardhur fundi. Ne mendojmë se Ballkani tash ka një zhvillim policentrik. Ndërkombëtarët të cilët mendonin se qendra e Ballkanit është Beogradi, tashmë është një mendim i vjetruar, ndërsa zhvillimi policentrik sjell zhvillime të reja për shqiptarët në Ballkan. Koha më e përshtatshme për shqiptarët është kjo e tashmja, që nënkupton nga viti 1997, ngase ne kemi qëndruar këtu gjatë gjithë kohës derisa jemi marrë me librin “Cështja shqiptare”, të cilin e promovuam. Shpresojmë se kur do t’u parashtrojmë pyetje, njerëzit do të na tregojnë të vërtetën.

Ju keni pasur një qasje kritike edhe ndaj dokumentit të Ahtisarit për statusin final të Kosovës. Cilat janë vërejtjet tuaja kryesore?

- Janë tri-apo katër gjëra. Nuk ka një mendim të qartë në lidhje me sovranitetin e Kosovës. Ka disa cështje, sic është ajo me pakicën serbe në parlament në të ardhmen do të jetë e aftë që të bllokojë ndonjë ndryshim, dhe shumë të drejta dhe fuqi do t’i jepet zyrës së presidentit në të ardhmen dhe parlamenti në këtë drejtim do të jetë më i paaftë për të vepruar. S’ka një limit të qartë kohor se sa do të jetë administrata ndërkombëtare prezente në Kosovë dhe nuk ka armatë të Kosovës. Sipas mendimit tim këto janë dobësitë më të mëdha për këtë pako të Ahtisarit. Është me të vërtetë mirë të kesh flamur, por duhet një përkushtim më serioz për të krijuar një shtet nacional të ri.

Si profesor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, si njohës i mirë i situatës në këtë universitet që nga themelimi, cili është vlerësimi juaj kritik për perspektivën e këtij universiteti?

- Kam qenë i angazhuar gati 12 vjet sa i përket arsimit të lartë në Maqedoni. Mendoj se universiteti tash është një arritje e madhe dhe shpresoj se do të ketë një kontribut të madh për skenën e përgjithshme kulturore të Maqedonisë. Universiteti do të hap më shumë vende pune. U pajtova të punoj në këtë universitet, sepse kam respekt për të, mendoj se historia është shumë me rëndësi, edhe aty ku punoj, në departamentin e historisë, ndaj dhe shpresoj se do të kontribuoj për Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.