6

 

Në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 51/2007), Universiteti Shtetëror i Tetovës e shpall këtë:

 

L A J M ER I M

Lajmërohen studentët, të cilët i kanë ndjekur studimet jashtë institucioneve publike të arsimit sipëror, në forma të ndryshme të iniciativës qytetare në Republikën e Maqedonisë, të organizuara përfundimisht deri më 15.08.2000, në pajtim me nenin 198 të Ligjit për arsimin sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 64/2000 dhe nr. 49/2003), nenit 6, alineja 2, e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim sipëror (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 8/2004) dhe Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë mundësi:

1. T’i vazhdojnë studimet e tyre në vitin e Parë nga ato studime të institucioneve të arsimit sipëror përkatës;

2. Të kërkojnë kontrollim të njohurive dhe në bazë të rezultateve të treguara t’i regjistrojnë studimet në vitin përkatës, ose

3. Në bazë të rezultateve të treguara nga kontrollimi i njohurive të fituara, t’i realizojnë të drejtat e tyre të tjera.

Të drejtë për vazhdimin e studimeve, kanë studentët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për regjistrimin e studimeve në institucionet e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë.

Të drejtë për vazhdimin e studimeve, studentët mund ta realizojnë në njërën nga njësit ekzistuese akademike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, respektivisht në Programet studimore të akredituara nga Këshilli për akreditim të arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë.

Kandidatët që transferohen në USHT regjistrohen me vetëfinancim në studime, sipas dispozitave dhe kritereve të Fakultetit respektivisht Programit studimor përkatës të USHT-së.

Afati i fundit për realizimin e të drejtës për transfer (të përcaktuar me Ligjin për arsimin sipëror), mund të realizohet, me kërkesë personale, më së voni deri më 31.12.2008.

Studentët të cilët transferohen, që të inkuadrohen në procesin edukativo-arsimor respektivisht në vitin akademik 2007/2008, më së voni deri më 21.09.2007, bashkë me lutjen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

1. Diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm katërvjecar;

2. Dëftesat e fituara nga arsimi i mesëm katërvjecar;

3. Certifikatë nga libri amzë i të lindurve;

4. Certifikatë të notave për provimet e dhëna nga Fakulteti përkatës, Qendra ose Shkolla e lartë;

5. Indeksi i vjetër i lëshuar nga Fakulteti përkatës-Programi studimor i UT-së;

6. Vërtetim për pagesën e 2000 denarëve për shpenzime administrative paguar në xhirollogarinë e USHT-së: 160016005478810, deponent Banka Popullore e Maqedonisë, thirrur në numrin 723019, programi 40.

Studentët të cilët transferohen, formularët për paraqitje mund t’i sigurojnë në Rektoratin e Universitetit-Shërbimi për informim.

Kandidatët e interesuar për informata më të hollësishme mund të drejtohen në tel: 044356500, Personi për kontakt Naser Nebiu tel: 070/209-932

Lajmërimi do të shpallet në faqen e internetit: http://www.unite.edu.mk  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.