6

 

 

Shpaloset busti i dëshmorit Abdylselam Emini

Me rastin e 12-vjetorit te ligjeratave te para ne Universitetin e Tetoves, qe u mbajten me 17 shkurt te vitit 1995 ne disa objekte te improvizuara te fshatit Poroj dhe Recice te Vogel, Unioni i Studenteve Shqiptare ne Maqedoni organizoi nje manifestim te denje prane Fakultetit te Artit, ku u mbajt nje akademi perkujtimore dhe u zbulua busti i deshmorit te arsimit, Abdylselam Emini, i cili ra ne mbrojtje te universitetit nga plumbat e policise speciale maqedonase.

Pas intonimit te himnit kombetar nga kori i USHT-se dhe ekzekutimit te monologut te pergatitur nga aktori Basri Lushtaku dhe pas zbulimit te bustit te deshmorit, qe u be ne prani te stafit akademik te USHT-se, studenteve, mysafireve qe kontribuuan ne ngritjen e ketij tempulli te dijes dhe familjes Emini, ne hapesiren para godines ku u mbajten ligjeratat e para ne Recice te Vogel, kryetari i Unionit te Studenteve, Jetmir Sejfuli, tha se duhet te ndjehemi krenare qe patem nje deshmor te ketille, gjaku i te cilit solli drite per arsimin shqip.
“Te gjithe ne se bashku duhet te ndjehemi krenare qe patem nje deshmor si Abdylselam Emini, i cili sakrifikoi jeten qe ne sot te mund te mesojme te lire, te fitojme dije. Nga ky vend, qe eshte vete historia e Universitetit te Tetoves, u dergojme nje mesazh bashkimi te gjithe shqiptareve dhe te gjithe atyre qe dhane kontribut te jashtezakonshem per themelimin e Universitetit te Tetoves”, theksoi Sejfuli.


Ne emer te themeluesve te Universitetit te Tetoves, ne kete manifestim foli kryetari i pare i senatit te ketij universiteti, Milaim Fejziu, i cili tha se Universiteti i Tetoves ben perjashtim nga te gjitha universitetet e tjera ne bote, per shkak te procedures se themelimit te tij. “Qe ne nisme te gjithe ne e kemi pasur te qarte, se do te ballafaqohemi me nje pushtet antishqiptar dhe kunder arsimit shqip, por e dinim se lapsat tone do te fitojne nje dite perballe armeve te tyre. Pas 10 vjetesh ne e fituam kete universitet, ndoshta pak edhe te cunguar, perseri ndjehemi krenare qe tash kemi nje universitet ku te rinjte tane mund te studiojne ne gjuhen e tyre amtare”, theksoi Fejziu.
Njera nga themelueset e ketij universiteti, prof. dr. Myqereme Rusi, rikujtoi mengjesin e 17 shkurtit te vitit 1995, kur profesore dhe studente u mblodhen ne Recice te Vogel dhe ne Poroj per te zhvilluar mesimet. Dita e pare e mesimeve akademike kaloi me vrasjen e birit tone, Abdylselam Emini, i cili ra deshmor per arsimin shqip, ndersa ne mbremje reprezaljet policore vazhdojne me burgosjen e disa profesoreve.
Ne emer te familjes trime Jasharaj nga Prekazi i Kosoves, te pranishmeve iu drejtua Murat Jashari, i cili tha se te gjithe duhet te kujtojme historine  e popullit shqiptar dhe sakrificat e kaluara per te fituar ate qe na takon. “Ne sot festojme dy ngjarje shume te rendesishme: e para, per te kujtuar deshmorin e kombit, i cili derdhi gjakun e tij per te ngritur nje tempull te dijes dhe per te kujtuar ligjeratat e para te ketij universiteti. Te gjithe ne kemi nevoje qe t’i kthehemi historise tone, jo per ta kujtuar per hakmarrje, por per te pare se sa i veshtire eshte rrugetimi dhe sa sakrifica u deshen qe ne sot te jemi te lire dhe te mesojme te lire”, tha Murat Jashari.
Themelimi i Universitetit te Tetoves ishte nevoje e kohes, pasi qe ne kohen e monizmit arsimi shqip ishte ne nje nivel te ulet, tha prorektori i USHT-se, Arifikmet Xhemaili, duke iu drejtuar te pranishmeve. “Arsimi i shqiptareve ne Maqedoni ne kohen moniste ishte ne shenjester te pushtetit. Ato nivele shkollimi qe ishin te lejuara shume here u ngufaten ne forma te ndryshme, ndersa ai universitar as nuk mund te imagjinohej, ndaj dhe fillimi i Universitetit te Tetoves paraqiste nje realizim te endrres te kahershme te arsimdashesve dhe te intelektualeve te shumte”, theksoi Xhemaili.
Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti, u zotua se do te beje cmos qe USHT te rrit cilesine dhe te jete konkurrues me universitetet tjera evropiane. “Sakrifica, djersa dhe gjaku i derdhur i popullit tone per arsimin shqip, na obligon qe te kujdesemi qe mesimin shqip ta bejme me cilesor, te sigurojme mundesi te reja, lidhje me boten perendimore dhe prej  ketu te dalin kuadro qe do t’i perballojne sfidat e ardhshme ne Bashkesine Evropiane.
I biri i deshmorit Abdylselam Emini, Besiri falenderoi per angazhimin e Unionit te Studenteve dhe te popullit, qe bene te mundur ngritjen e bustit te babait te tij. Shpalimin e bustit te Abylselam Eminit e bene kryetari i pare i senatit te UT-se, Milaim Fejziu, kryetari i USSHM, Jetmir Sejfuli, si dhe djali i Abdylselamit, Besir Emini.
Ne kete manifestim, perfaqesuesit e Unionit te Studenteve ndane mirenjohje per individe dhe institucione qe kane dhene kontributin e tyre ne themelimin dhe zhvillimin e Universitetit te Tetoves. Mirenjohje moren Fadil Sulejmani, Sadi Bexheti, Milaim Fejziu, familja e deshmorit Emini, Agni Dika, Nevzat Halili, Rufat Beadini, Shaip Emerllahu, Ali Salihi, Musli Halimi, Arben Rusi, Myqereme Rusi, Mixhait Reci, konsulli shqiptar, familja e Adem Jasharit, Abdulla Aliu, Isen Reci, Minah Jahiu, familjet e Rahmi Tudes, Shaban Xheladinit, Masar Kodres, Ismail Hoxhes, Ramadan Sinanit e te tjere.
Nje manifestim te ngjashem, gjate paradites se te shtunes, ishte mbajtur edhe ne fshatin Poroj, ku me 17 shkurt te vitit 1995, ne nje objekt te bashkesise lokale, prane kordoneve policore, disa profesore te UT-se mbajten oret e para. Ate dite historike e kujtoi me mburje kryetari i BL te fshatit Poroj, Imer Kurtishi, i cili tha se para 12 vjetesh me vetorganizim banoret e ketij fshati, me nje vullnet te papare, pergatiten lokalet ku do te mbaheshin ligjeratat e para.
Njeri nder themeluesit e UT-se dhe ligjeruesit e pare, Nevzat Halili, tha se Poroji eshte vendlindja e universitetit, sepse aty u themelua e ardhmja e popullit shqiptar. Fjale rasti mbajti edhe zedhenesi i pare i UT-se, Shaip Emerllahu, “Fshati Poroj eshte kthyer ne vend pelegrinazhi. Ketu vijne te gjithe ata qe ndihmuan, sakrifikuan, u rrahen, u denuan me burgje ne vendosjen e themeleve te arsimit shqip ne Maqedoni”, theksoi Emerrllahu. Profesori qe mbajti ligjeraten e pare, Mixhait Reci, tha se “Policia kishte mbylle te gjitha rruget per depertimin e studenteve deri te objekti universitar, por vigjilenca e vendasve  nuk lejoi qe cizmja e policise te shkele ne dhomat ku u mbajten oret e para.

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.