6
Sot në Universitet
Filloi përpunimi i faqes së internetit
Së shpejti më shumë detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:

 

Orë e madhe e poezisë në USHT  

20 Tetor, Tetove - Pjesemarresit e Manifestimit Nderkombetar Letrar “Ditet e Naimit” vizituan Universitetin Shteteror te Tetoves (USHT). Ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore ne Amfiteatrin e Rektoratit mireseardhje poeteve nga mbare bota u uroi Rektori prof.dr. Sadi Bexheti. Ne fillim kete manifestim poetik e hapi aktori doc. Senad Abduli, i cili njekohesisht e udhehoqi oren e madhe letrare “Urat e miqesise”.

Rektori Bexheti u uroi mireseardhje poeteve

Rektori me nje fjalim te shkurter pershendetes por shume kuptimplote nder te tjerat para poeteve, studenteve, stafit akademik theksoi: “Juve poeteve qe vini nga meridianet e Universit poetik boteror, ju uroj mireseardhje. Te gjithe jemi ne nje rruge te perbashket per ngritjen e mendjes ne piedestalet me siperore krijuese e shkencore europjane e boterore, te brumosura me vleren humane me te larte te qytetrimit perendimor, pra te epokes se demokracise moderne.” Pastaj vazhdoi leximi poetik i poeteve: Osman Gashi nga Kosova, Ramadan Sinani nga Tetova,  Kreg Curri nga Amerika, Pjer Franko Bruni nga Italia, Kate Cugaro nga Italia, Aristrotelis Fragos nga Greqia dhe Rene Ferer nga Suedia

U promovuan dy libra

Gjithashtu u be edhe promovimi i dy librave te autorit Marius Qelara, ku prof.dr.Sali Bashota i tha disa fjale per kete liber. Dhe u lexuan pjese nga keto dy libra qe ishte nder i vecante per Universitetin Shteteror te Tetoves qe te promovohen ne nje nga sallat e veta ne pranine e vete autoreve te ketyre librave.

Poetet vizituan ambientet e USHT-se

Pas perfundimit te ores se madhe letrare, poetet vizituan ambientet e fakulteteve ku u takuan me studente dhe me profesore dhe u njohtuan me kushtet e punes qe i kane studentet dhe profesoret ne Universitetin Shteteror te Tetoves. Poashtu poetet u njohtuan me aktivitetet dhe me punen e perditshme universitare dhe paten rastin drejteperdrejte qe me studentet te komunikojne dhe ti degjopjne hallet e tyre
.

Poetet i priti rektori prof.dr. Sadi Bexheti

Ne nje nga ambientet e Universitetit Shteteror te Tetoves poetet u priten nga rektori prof. dr Sadi Bexheti dhe u bisedua per ceshtje qe kane te bejne me librin dhe me letersine ne pergjithesi. Poashtu shkrimtar te ndryshem i dhuruan bibliotekes universitare libra nga opusi i tyre krijues. Takim perrfundoi me nje koktej rasti qe e shtroi rektori per nder te pjesemarrsve ne Oren letrare “Urat e miqesise”

Poetet u priten ngrohtesisht ne USHT

Te gjitha keto biseda ndiqeshin me nje interesim te vecante te pjesemarresve dhe me duartrokitje te ngrohta te kohepaskohshme.
E gjithe kjo rezultoi me nje organizim shume te mire nga stafi udheheqes i USHT-se per organizimin e manifestimeve deklaroi pas perfundimit te Ores letrare drejtori i MNL “Ditet e Naimit” Shaip Emerllahu.

 

( 20 tetor 2006 Sherbimi per Informim i USHT-se )