6
Sot në Universitet
Filloi përpunimi i faqes së internetit
Së shpejti më shumë detaje .
Regjistrohu
Emri i shfrytëzuesit :

Fjalkalimi :
Kërkoje
Shkruani fjalin kyçe:


Me rastin e Ditës së Flamurit në USHT

 

Klubi letrar “Jusuf Gërvalla” mbajti Orë letrare

Ne sallen e Fakultetit te Shkencave Humane dhe Arteve ne pranine e nje numri te madh te studenteve, profesoreve dhe drejtuesve te USHT-se, Klubi letrar “Jusuf Gervalla” mbajti ore letrare, ku  u perkujtua Dita e Flamurit, Dita e Pavaresise se Shqiperise, ndersa poetet e shumte lexuan krijimet e tyre.


Aktiviteti letrar u hap me Himnin kombetar te ekzekutuar nga Korri i Universitetit.
Referatin kushtuar Dites se Flamurit e lexoi Lejla Iljazin, e cila u ndal gjeresisht ne perpjekjet dhe luften e shqiptareve qe bene ne te shkuaren per tu cliruar nga sundimii peseshekullor osman. Plaku i urte Ismail Qemali, me 28 nentor 1912, se bashku me delegatet atdhetare nga trojet e ndryshme shqiptare shpalli ne Vlore, Pavaresine e Shqiperise dhe keshtu u hap rruga per nje te ardhme me te mire ne mesin e kombeve te botes.
Me pas poetet e shumte dhe anetare te Klubit letrar “Jusuf Gervalla” lexuan krijimet e tyre si: Alide Lloga, Malsore Karimani, Ramadan Sinani, Arzije Dervishi, Rami Kamberi, Ibadete Ilazi, Flora Sela, Shaip Emerllahu, Emine Osmani, Sadije Aliti, Ejup Ajdini, Blerije Bajramoska, Ekrem Ajruli, Adem Abdullahu, Xhemazije Rizvani dhe Salajdin Salihu.
Studentet lexuan edhe poezi te Jusuf Gervalles dhe te Shaban Xheladinit. Te pranishmit me kete rasten paten mundesi te degjojne edhe kenge te kenduar nga vet, Jusuf Gervalla.