6

“Cështja shqiptare” nga James Pettifer u promovua para studentëve të USHT-së

Analisti britanik për cështje ballkanike, njëherësh edhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, James Pettifer, promovoi më 28.03.2007 (të mërkurën) në Amfiteatrin e Rektoratit, para studentëve, profesorëve dhe stafit akademik, librin e tij dhe të koautores Miranda Vickers, "Cështja shqiptare"- Riformësimi i Ballkanit.

Prorektori për cështje të Arsimit në USHT, prof.Arifikmet Xhemaili, duke falënderuar mysafirin për nderin që i ka bërë këtij Universiteti, tha se “analisti britanik për cështje ballkanike, Xhejms Petifer, që nga koha kur filloi të ngrihej ky tempull i dijes ishte gjithnjë pranë nesh dhe ishte i angazhuar në zyrtarizimin e këtij Universitetit, që sot kultivon dijen akademike dhe ka statusin e barabartë me universitetet e tjera nga vendi dhe jashtë. Prorektori Xhemaili tha se prof. Petifer punoi me një përkushtim të madh për cështjen shqiptare, ndërsa fryti i kësaj pune që është mbërthyer në veprën e tij “Cështja shqiptare”, tash po promovohet para jush, duke i uruar profesorit jetë të gjatë dhe shumë libra të tjerë. Recenzenti i librit “Cështja shqiptare”, dr. sc. Nuri Bexheti tha se “kam përshtypjen që deri më tash një përkujdesje të vecantë nga të huajt na kanë përkushtuar gjermanët, ndërsa në kohë të fundit kjo gjë shihet edhe te anglezët, sic është rasti me profesorin James Pettifer. Në këtë libër mund të shihet edhe një paanësi politike E vecantë e këtij libri është edhe qasja ndaj implikimeve të ambasadave të huaja në lidhje me ngjarjet që ndodhën në trojet shqiptare”, tha profesori Nuri Bexheti. Bashkautorja e këtij libri, Miranda Vickers nënvizoi se “ideja primare ka qenë që të hapim një debat rreth cështjes shqiptare, që shqiptarët të marrin këtë libër dhe të mbushin ato zbrazëtira që i kanë lënë. Pranojmë se nuk e njohim mirë gjuhën shqipe dhe ka mbetur shumëcka pa u mbush, pasi që është fjala për një periudhë 15 vjecare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni”. Profesori James Pettifer, në fjalën e tij të rastit tha se në librin e tij përfshihet periudha nga viti 1997, në të cilën janë përfshirë të gjithë luftërat dhe konfliktet”.

Analisti Pettifer bëri të ditur se edhe gjatë konfliktit të vitit 2001 ka qëndruar në Tetovë, për të ndjekur situatën për së afërmi. Më tej, ai shtoi se në Angli shumë pak është ditur për historinë e shqiptarëve ngase është mësuar historia e Jugosllavisë, ndërsa ajo që i ka shtyrë këta autorë ta bëjnë këtë libër është trazira e vitit 1997 në Shqipëri, duke e quajtur si vit kryesor për shqiptarët. Sipas Pettifer, ky vit është nisma e hapjes së cështjeve të shqiptarëve, nisma e një historie të re për shqiptarët. Në fund, profesorët dhe studentët patën mundësinë të parashtrojnë edhe pyetje lidhur me këtë libër, me theks të vecanta për përmbajtjen dhe përfshirjen e ngjarjeve.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.