6

Bursa evropiane për studime pasdiplomike

Përfaqësues të Sekretariatit për Cështje Evropiane dhe përfaqësues të DAD-it (Organizata Gjermane për Arsim) nga Gjermania, të hënën, më 14 maj 2007, në amfiteatrin e Rektoratit mbajtën një prezantim lidhur me ndarjen e bursave për studime pasdiplomike, të titullit “master” në ndonjërin nga universitetet evropiane.

Lidhur me këtë cështje, përfaqësuesja e Sekretariatit për Cështje Evropiane, Elizabeta Buova, tha se “sot kemi ardhur këtu të prezantojmë aktivitetin që zhvillohet mes Qeverisë së Maqedonisë, asaj të Gjermanisë dhe Holandës, për ndarje të bursave për studime pasdiplomike”. “Bursat për këtë vit ndahen në fushën e lëndëve që kanë të bëjnë me BE-në dhe nevojave për Integrime Evropiane. E gjitha ajo që na nevojitet neve është deficitare, ndërsa është shumë e rëndësishme në institucionet shtetërore për t’u zbatuar me sukses dhe shpejt procesi i integrimeve evropiane”, tha Buova. Konkursi parasheh ndarje të bursave për vitin akademik 2007/2008 në fushat e të drejtës evropiane, ekonomisë dhe politikës së BE-së, si dhe studimeve shumë disiplinare për BE-në. Gjatë ligjëratës, Buova u shpreh se është fjala për konkurs që mundëson studime në universitetet e BE-së, me të vetmin qëllim që të përshpejtohet procedura për të studiuar për cështje evropiane. Ajo bëri të ditur se kandidatët duhet të kenë njohuri në gjuhën angleze, por pa asnjë problem mund të mësohet edhe në gjuhë tjetër të huaj, por këto bursa vlejnë vetëm 1 vit, ndërsa studenti duhet t’i paguajë vetë vitet tjera. Përfaqësuesja e Sekretariatit për Cështje Evropiane, Elizabeta Buova tha se formularët për aplikim ndodhen në faqen e internetit www.sep.gov.mk/stipendii. Sipas saj, dokument i vetëm i nevojshëm është dëshmia se universiteti ku kandidatët kanë konkurruar u ka kthyer përgjigje se do të seleksionohen në universitetet përkatëse. Kandidatët duhet të testohen në njohjen e gjuhës angleze dhe të realizohet intervistë, e pastaj komisioni të caktojë kandidatët që do të fitojnë bursa. Në këto bursa përfshihen të gjitha, prej dhënies së vizës e deri të fjetja dhe ushqimi.  

Përvojat e veta i shprehu edhe Ana Dojcinovska e cila ka fituar bursën për studim në Amsterdam të Holandës, e cila theksoi se për një vit ka fituar shumë përvojë, të cilën tash shumë lehtë e ka ta praktikojë edhe këtu.

Në këtë prezantim studentët dhe profesorët patën mundësi të parashtrojnë edhe shumë pyetje për mundësitë dhe kushtet e studimit, që përfshihen sipas këtij programi.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.