Trajnimi i mësimdhënësve të Gjuhës së sotme gjermane në Fakultetin Filologjik nga ana e Institutit Gjuhësor nga Austria ÖSD
Javën e kaluar në USHT në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit Filologjik me iniciativën e dekanit të Fakultetit Filologjik Doc.dr. Izer Maksuti dhe lektores nga Austria Ursula Reitner u mbajt trajnimi i mësimdhënësve të Gjuhës së sotme gjermane nga ana e Institutit Gjuhësor ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch) të Austrisë.

Në këtë trajnim dyditorë zonja Karoline Janicek përfaqësuese e Institutit Gjuhësor ÖSD në fillim prezantoi Institutin (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch) nga Austria, detyrat e këtijë instituti, anët pozitive, përparësitë si dhe njohjen ndërkombëtare të diplomave të gjuhës gjermane nga ky institut.
Gjatë trajnimit mësimdhënësit kishin mundësi në mënyrë audio-vizuale dhe me shkrim të ndëgjonë disa ushtrime nga shkathtësite të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim të realizuara nga studentë të vendeve të ndryshme në Institutin ÖSD dhe më pas mundeshin të vlerësojnë punën e këtyre studentëve sipas referencave europiane duke i nivelizuar studentët në një nivel gjuhësor që e përvetësonin ato. Sipas kriterve të institutit ÖSD ekzistojnë nivelet A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2.
Mësimdhënësit e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në F. Filologjik u trajnuan për nivelet A1, A2 dhe B1 dhe B2.

Përaparësi e madhe është që institucionet si Universitetet apo Shkollat Gjuhësore të kenë licencë/autorizim për një qendër për provimin e Gjuhës Gjermane nga Instituti Gjuhësor ÖSD. Një qendër e këtillë mundëson realizimin e provimit gjuhësor sipas rregullave dhe referencave evropiane dhe njëkohësisht mundëson kompletimin e lëndëve të ofruara në programin studimor.
Diploma gjuhësore të institutit ÖSD njihet në Gjermani, Austri, Zvicër në Universitete, Ambasada dhe Autoritete, Institucionet Administrative.

Vërtetimi i ÖSD-së për njohjen e Gjuhës Gjermane sjell shumë përparësi për absolventët:
në Austri:
● si kualifikim shtesë në tregun e punës si dhe në drejtimet tjera profesionale
● në pranimin e universiteteve austriake si vërtetim i akredituar për njohjen e gjuhës gjermane (varësisht nga universiteti dallon edhe niveli përaktës për njohjen e gjuhës gjermane: B2 niveli mesatar, C1 niveli i larte apo C2 gjuha ekonomike gjermane)
● si vërtetim për njohjen e mjaftueshme të gjuhës gjermane për marrjen nënshtetësise austriake, për stabilzimin e statusit si dhe për dhënien e vizës (Kusht është arritja e nivelit A2 niveli fillestar 2)
në mbarë botën:
- * Njohje dhe justifikim në vende të ndryshme (si p.sh. njohja shtetërore në Greqi, Serbi, Hungari, Çeki, Sllovaki ejt.)
- * Ribashkimi familjar në Gjermani (Niveli fillestar i gjuhës gjermane A1)
- me një shkresë përaktëse dorëzuar qendrës ÖSD
- * Niveli mesatar B1: Nënshtetësi në Gjermani
- * përgjithësisht: dhënia e bursave, trajnimet etj. lehtësohen me dhënien e një kopje të kësaj diplome
- * Si kualifikim shtesë në tregun e punës.
USHT konkurron për marrjen e kësaj licence dhe ky trajnim ishte pjesë e procedurës dhe plotësimit të kushteve për këtë licencë. Me marrjen e kësaj licence USHT do te jetë i vetmi universitet në vend që do të ketë këtë privilegj.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542
|