Universiteti Shtetëror i Tetovës:

Universiteti Shtetëror i Tetovës
rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222
e-mail:international@unite.edu.mk
Formohet Qendra për Studime Shqiptare
Durrës, 7 mars - Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) nga Prishtina, si dhe Universiteti “Marin Barleti” (UMB) nga Tirana, kanë nënshkruar memorandum për Formimin e Qendrës për Studime Shqiptare. Gjatë Konferencës për Bashkëpunim Ekonomik Shqipëri – Kosovë, që është mbajtur në Durrës, përfaqësues të tre universiteteve në fjalë kanë nënshkruar Memorandum për formimin e Qendrës për Studime Shqiptare, qëllimi i së cilës është frymëzimi dhe organizimi i studimeve ekonomike, politike, sociologjike, me kontekst panshqiptar që favorizojnë integrimin euroatlantik të shqiptarëve.
Në emër të Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, Konferencën për Bashkëpunim Ekonomik Shqipëri – Kosovë, e ka përshëndetur mr. sc. Qufli Osmani, i cili ndër të tjera ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe shtetit të ri të Kosovës.
|
WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu


