Rritet borxhi në USHT
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, udhëheqësia e re konstaton se borxhi në këtë institucion nuk është rreth një milion euro, por ky borxh dita – ditës akoma po rritet . Ndjejmë për obligim të njoftojmë opinionin se ish ushtruesi i detyrës rektor në USHT Agim Vela dhe njerëzit e tij me deklaratat e fundit dëshirojnë të mbrojnë jo vetëm veten e tyre por dhe strukturat e mëparshme .
Deri të Hënën e kaluar kemi arritur të konstatojmë borxh mbi 57 milion denarë borxh që është shkaktuar nga keq-menaxhimi dhe angazhimi i njerëzve me marrëveshje në vepër , një numër i madh prej tyre kanë pranuar paga mujore edhe pse nuk janë paraqitur fare në punë , konfirmojnë nga kabineti i rektorit të USHT-së doc.dr. Agron Reka
Më datë nëntë korrik 2009 ( dita e enjte ), është konfirmuar se mungojnë edhe tetë milion denarë të tjera dhe kjo shifër e borxheve nuk është përfundimtare.
Privilegjet ndaj njerëzve të afërt ose thënë më mirë “të të përkdhelurëve “ dhe diskriminimi ndaj stafit tjetër vetëm se ka reaguar ndaj këtyre abuzimeve të kësaj natyre ka qenë metodë të cilën e kanë aplikuar ish-strukturat e Universitetit .
Udhëheqësia e re e vetëdijshme për misionin që i ka marr ta vendos në binar të shëndoshë këtë institucion vital për të gjithë ne , ka definuar planin për tejkalimin e këtyre vështirësive dhe4 fillim të mbarë të vitit të ardhshëm akademik .
Me këtë rast i informojmë maturantët se USHT-ja ka ndërmarr disa aktivitete për njohjen e tyre me programet tona dhe mundësitë që ofrojnë ato përfshirë dhe përgatitjet për disperzimin e studimeve në qytetet tjera të vendit si : Kumanovë, Kërçovë dhe Shkup
Sektori Për Informim i USHT-së 10 korrik 2009
|