
Lajme:
USHT-së i shtohen edhe një numër magjistrash
Në Fakultetit Filozofik, programi studimor Histori më datë 1 korrik në USHT Qerim Lita ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull : “”KQ i NDSH-së në Shkup dhe Jehona e tij”. Po ashtu në Fakultetin Filozofik, më shtatë korrik përpara auditorit në hapësirat e USHT-së kanë magjistruar edhe Rexhep Musliu në temën : “Organizimi i mësimit në klasë të kombinuar me nxënës që kanë pengesa në zhvillim “, ndërsa po të njëjtën ditë Mehdi Memedi ka mbrojtur magjistraturën me punimin shkencor “Shërbimet profesionale pedagogjike në zgjidhjen e situatave konfliktuoze mes nxënësve në shkollë “. Grupit të magjistrave të rinj në Fakultetin Filozofik në programin studimor Pedagogji më datë tetë korrik u është bashkangjitur edhe Milaim Cikaqi me punimin e tij “Kontributi në Arsim dhe Mendimi Pedagogjik i Hasan Prishtinës” . |
GAZETA UNIVERSITARE
PARLAMENTI I STUDENTËVE
PROGRAMI ERASMUS
ISO 9001 - 2000