Lajme:

 

 

 Studentët e USHT-së, trajnohen  në Universitetin e Gracit

 

         Në kuadër të rrjetit të bashkëpunimit (Network) në mes Fakulteteve të Mjekësisë në rajon , me ftesë të Universitetit të Medicinës së Gracit 33 student dhe dy asistent të Fakultetit të Mjekësisë të USHT-së , prej datës 04-10 korrik kanë qëndruar  në Universitetin e Medicinës në Grac të Austrisë .

 

 

Studentët e USHT-së të Fakultetit të mjekësisë , gjatë vizitës  në Universitetin e Gracit kanë kryer   ushtrime laboratorike në Institutin e Anatomisë , përvojë kjo që do të ndihmojë mjaft në të ardhmen gjatë karrierës së tyre , shprehen studentët pjesëmarrës në këtë aktivitetet .

 

 

Rektori i USHT-së , Doc.Dr . Agron Reka thekson se bashkpunimet e tilla ndërmjet Universiteteve në rajon dhe më gjerë , do të jenë një nga prioritetet e punës sime në Universitet dhe vetëm në këtë mënyrë do të ngrisim nivelin shkencor të institucioneve tona . Me praktika dhe bashkëpunime të kësaj natyre në të ardhmen do t'i përfshijmë edhe fakultet tjera të USHT -së me  një qëllim etë vetëm që studentët tanë dhe kuadri ynë të përgëditet dhe të njihet me te rejat që dita - ditës po ndodhin në teknologjinë e zhvilluar botërore , thotë rektori i USHT-së Prof.Doc.Agron Reka .

 

 

Koordinatori i Projektit të rrjetit ( Netëork) Prof.Dr. Hamit Memeti , konfirmon se një numër i studentësh nga fakulteti i mjekësisë të USHT-së qëndruan në Grac të Austrisë për ushtrime profesionale në fushën e Mjekësisë . Ky bashkëpunim ndëruniversitar ndihmon mjaft në ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës

 

 

   Shërbimi Për Informim i USHT-së  10 korrik 2009

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000