Aksion për dhurimin e gjakut në USHT
Reparti i transfuziologjisë i Spitalit Klinik të Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjatë ditës së sotme organizuan aksionin humanitarë të dhurimit vullnetar të gjakut.

Aksioni u organizua në hapësirat e Fakultetit Filologjik, por atij ju bashkëngjitën edhe studentët e Fakultetit Filozofik, Fakultetit të shkencave aplikative dhe Fakultetit të teknologjisë ushqimore. Aksioni humanitarë me moton “Shpëtoni jetën e familjarëve të sëmurë nga pagjakësia”, zgjoi një interesim të konsiderueshëm tek studentët dhe të punësuarit e USHT-së.

Aksioni i sotëm i realizuar në ambientet e USHT-së, është në vazhdën e aksioneve të ngjashme që organizohen për plotësimin e nevojave me gjak të Repartit të Transfuziologjisë të Spitalit klinik të Tetovës.

Duke ju përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, studentët dhe të punësuarit e USHT-së, edhe një herë treguan në vepër humanitetin dhe solidaritetin e tyre.
Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542 |