Lajme:

 

 

USHT-ja po konsolidohet   

 

      Universiteti Shtetëror i Tetovës, nën udhëheqjen e rektorit doc.dr. Agron Reka funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. Organet e USHT-së duke filluar nga rektorati, prorektorët dekanati për një kohë të shkurtër kanë arritur  të vendosin rregullat e duhura për funksionimin e mirëfilltë të një institucioni të lart siç është USHT-ja
         Sektori për Informim i USHT-së demanton deklaratën e ish-ushtruesit të detyrës rektor në USHT Agim Velës, të dhënë në intervistën “E vërteta është në anën tonë “për gazetën e përditshme Koha, më datë 13 korrik 2009, për goja okupim, emërime jo adekuate në organet e Universitetit dhe spekulime të tjera të kësaj natyre
        Siç jemi të informuar të gjithë, shkarkim-emërimi i rektorit të USHT-së është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa prorektorët dhe dekanët e fakulteteve janë zgjedhur nga rektori I USHT-së doc.dr. Agron Reka.
         Udhëheqësia e USHT-së gjatë emërimeve të reja ka respektuar kriteret e  Universitetit për caktimin e organeve përkatëse.
        Fatkeqësisht duhet të ritheksojmë për të satën herë se abuzimet me buxhetin e Universitetit dhe shkelje të tjera nga ish strukturat, e kanë dëmtuar rëndë këtë institucion akademik.
 Edhe përkundër këtyre pasojave të cilat udhëheqësia e re e USHT-së i ka trashëguar, kabineti i rektorit doc .dr Agron Reka ka ndërtuar strategjinë e punës për tejkalimin e kësaj gjendje dhe ka hartuar programin për mbarëvajtjen e procesit shkencoro–akademik të vitit të ardhshëm.  

    

Sektori Për Informim i USHT-së  13 korrik 2009

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000