Lajme:

 

Përfaqësuesit e ITC-së nga Holanda i prezantuan programet studimore në USHT

 

Zyra për marrëdhënie me jashtë, në bashkëpunim me Programin studimor të Gjeografisë të USHT-së,  përfaqësuesit e ITC-së nga Holanda dhe shoqata “Mak Hol Nufic Alumni Association”, të  enjten, më 13.05.2010, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve të USHT-së i prezantuan programet studimore të ITC-së, mundësitë për studime të niveleve të ndryshme në ITC, rrugët për fitimin e bursave për studime në këtë universitet, si dhe mundësitë për bashkëpunim të niveleve të ndryshme me institucionin në fjalë.

 


Doc. dr. Bashkim Idrizi, mësimdhënës i lëndëve hartografi, GIS dhe Teledekcion, në USHT, në fjalimin hyrës theksoi se organizimi i këtij aktiviteti ka për qëllim: Afirmimi i ITC-së, njohje me mundësitë për studime pasuniversitare, njohje me sistemet e hulumtimit të Tokës, ndarja e eksperiencave nga Holanda në  fushën e shkencave të gjeografisë dhe informacioneve nga gjeografia, njohje me sistemet e informacionit gjeografik, njohje me sistemet satelitore dhe aerofotogrametrie – teledetekcioni, etj. Po ashtu, doc. dr. Bashkim Idrizi, theksoi se prezantimi i sotëm ofron përfitime për studentët  dhe stafin akademik në njohjen  me programet e studimeve master dhe të doktoratës  në ITC, njohjen me mundësitë e fitimit të bursave për studime falas në ITC , dhe njohje me mundësitë  për trajnime të shkurta të stafit akademik në ITC, etj.

 


Në prezantimin e tij, Dimo Todorovski, kryetar i ,,Mak Hol Nufic Alumni Association”, i paraqiti të dhënat e përgjithshme për ITC-në, duke i potencuar kushtet që ofron ITC-ja, stafin akademik të ITC-së, mundësitë dhe kushtet për regjistrim, rrugët e fitim të bursave për studime në të, si dhe ndau eksperiencën e tij personale prej momentit të aplikimit në ITC e deri në aplikimin e njohurive të fituara në vendin e punës ku ai sot ushtron detyrën si nëpunës shtetëror.

 


Dr. Marlen Noomen, profesoreshë në ITC, në këtë aktivitetet i prezantoi programet studimore dhe hulumtimet e ndryshme shkencore në fushën e sistemeve për observim të Tokës, me theks të veçantë për përdorimin e teknologjisë së GIS-it dhe teledetektimit (ndijimit të largët), në përpunimin e të dhënave gjeografike, duke shpalosur numër të madh projektesh, të realizuara nga studentët e tyre në kuadër të hulumtimeve për master dhe disertacion të doktoratës.

 


Pas prezantimeve, studentët dhe stafi akademik kishin mundësi për parashtrim të pyetjeve lidhur me prezantimet e ndjekura, mundësitë e studimeve master dhe doktoratës në ITC, si dhe zhvillimin e diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve akademike.

 


Në fund, mysafirët realizuan takim pune në  zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare, pikërisht me këshilltarin e Rektorit për marrëdhënie me jashtë,  doc. dr. Bashkim Zyberi dhe z. Valon Abdiu, me ç’rast u diskutuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet ITC-së dhe USHT-së, në të gjitha nivelet.

Zyra për Informim - USHT

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000