
Lajmet:
Parlamenti Studentor i përkrah vendimet e Këshillit të Rektoratit Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës përshëndet vendimin e Këshillit të Rektoratit të USHT-së të marrë më 14.08.2009 që USHT-ja të ul vlerën e kompensimit për 67 % në disa (grupe) kategori pagesash. Për strukturën e re të Parlamentin studentor më të rëndësishme janë uljet e këtyre çmimeve:
Ne, si udhëheqësi e re e PS-USHT-së, vlerësojmë se vendimi i djeshëm i Këshillit të Rektoratit është edhe si rezultat i kërkesave të kamotshme të Këshillit Iniciues për Ndryshime në PS-USHT, ka deklaruar në konferencën për media , Shaban Arsllani kryetar i Parlamentit Studentor të USHT-së.
Ne si Parlament Studentor vlerësojmë dhe besojmë se këto lehtësime që u bëhen studentëve nuk do të jenë edhe të fundit por do të angazhohemi në vazhdimësi që të krijojmë lehtësime të tjera të cilat do të ndikojnë pozitivisht për buxhetin dhe standardin e studentëve. Zyra për informim e USHT-së |

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
