
Lajmet:
Në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi Mr. Zeqir Rexhepi mbrojti temën e doktoraturs
Më 9 korrik 2009, në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup, Mr. Zeqirja Rexhepi mbrojti tezën e doktoraturës, me ç’rast mori titullin DOKTOR I SHKENCAVE HISTORIKE. Teza e doktoraturës, “Ideja e Evropës së Bashkuar – historiku, zhvillimi dhe perspektiva”, u mbrojtë përpara komisionit pesë anëtarësh, në përbërje: .Prof. dr. Lazar Lazarov, Prof. dr. Todor Çepërganov, Prof. dr. Ljubica Jançeva, Prof. dr. Vasil Jotevski dhe Prof. dr. Gjorgji Çakarjanevski.
“Ideja e Evropës së Bashkuar – historiku, zhvillimi dhe perspektiva”, është një hulumtim shkencor, që merret me çështjen e zhvillimit dhe jetësimit të idesë së kahmotshme, të ideologëve dhe mendimtarëve evropian për bashkimin e popujve të kontinentit tonë, filluar nga zanafilla e idesë evropiane e deri në konkretizimin e saj. Është mjaft me interes procesi evolutiv i idesë evropiane nëpër shekuj dhe përpjekjet për bashkim të popujve evropianë, proces që është në zhvillim e sipër. Zeqirja Rexhepi gjatë punimit të tezës së doktoraturës, në veçanti ka hulumtuar përpjekjet e mendimtarëve për një Evropë të Bashkuar, në shekullin XIX dhe XX, si: Sen Simonit, Viktor Hygosë, Adam Smitit, Lorimerit, Jozef Prudonit, Kalerxhit, Eduard Heriosë dhe Aristid Brajanit... Pra, Zeqirja Rexhepi në hulumtimin e vet me të drejtë potencon se ideja e Evropës së Bashkuar filloi të konkretizohet vetëm pas tragjedisë së popujve evropianë në Luftën e Dytë Botëror, e cila solli vetëdijësimin e popujve, në veçanti të atyre që gjatë të kaluarës historike ishin përpjekur për supremaci në kontinent, si dhe fillimin e një faze të re historike, atë të bashkëpunimit të popujve, fillimisht në sferën ekonomike e më pas edhe në sferat tjera. Sot, Evropa e Bashkuar, ose siç emërtohet si Unioni Evropian, është një realitet i gjallë që zhvillohet në kahje të mirëqenies ekonomike dhe politike të popujve evropianë, gjë që dëshmon procesi i zgjerimit të saj me vende të reja. Megjithatë, Zeqirja Rexhepi konstaton një optimizëm të theksuar, duke u nisur nga fakti se civilizimi evropianë është ngopur me tragjedi, ndërkaq kthimi në të vjetrën nuk do të thotë asgjë tjetër përpos një tragjedi të re me përmasa të shkatërrimtare. Nisur ngy ky fakt, Zeqirja Rexhepi, në tezën e tij hedh poshtë kategorikisht zërat pesimistë, për dështim të projektit “Evropa e Bashkuar”, sepse kthimi prapa i këtij procesi do të thotë: kthimi në kundërthënie, kthim në tragjedi apo kthim në Luftë të Tretë Botërore.
Zyra për informim e USHT-së |

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
