
Lajmet:
USHT nënshkroi Memorandum bashkpunimi me Sekretariatin për Implementimin e Marëveshjes Kornizë të Ohrit
Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (SIOFA), nënshkruan Memorandum për stimulimin e studentëve më të mirë, gjatë punësimit të tyre në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në organet tjera shtetërore. Memorandumi u nënshkrua nga zv.kryeministri i R. Maqedonisë Abdilaqim Ademi dhe rektori i USHT-së, Agron Reka. Me këtë Memorandum parashihet lehtësimi gjatë procesit të punësimit për 15 studentët më të mirë që kanë diplomuar në USHT, gjatë vitit akademik 2008/2009.
Pas nënshkrimit të Memorandumit, zv.kryeministri Abdylaqim Ademi theksoi se nënshkrimi i këtij dokumenti është një sinjal i parë për fillimin e një bashkëpunimi shumë më të frytshëm në mes Qeverisë së RM-së dhe USHT-së. Ai me këtë rast theksoi se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të ndryshme, veçanërisht në nivele të ekspertëve për zbatimin dhe implementimin e ligjeve të ndryshme të cilët burojnë nga Marëveshja e Ohrit, në radhë të parë zbatimit të ligjit për gjuhët. Me këtë dokument, Zv/kryeministri, z. Abdilaqim Ademi, por edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në tërësi, motivon studentët e rinj të USHT-së të angazhohen për të arritur rezultate sa më të mira gjatë studimeve, në mënyrë që të kenë mundësi më të mëdha për punësim dhe për jetë më të mirë”, deklaroi rektori i USHT-së Agron Reka, duke shtuar se me nënshkrimin e këtij memorandumi, Zv/kryeministri Abdilaqim Ademi edhe një herë konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe konsolidimin e tij, me qëllim të krijimit të kushteve për fillim sa më të suksesshëm të vitit të ri akademik.
Zyra për informim e USHT-së
|

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
