
Lajmet:
SEMINARI I III-TË NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË DO TË TUBOJË RRETH 100 STUDIUES SHQIPTARË
Më 23 Shtator (të Mërkurën) fillon punimet Seminari I III Ndërkombëtar i Albanologjisë .Hapja solemne e Seminarit do të bëhet në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së më 23 shtator dhe janë ftuar njerëz nga jeta shkencore dhe publike, ndërsa punimet do t’i vazhdojë në Shkup.
Tema bosht e Konferencës shkencore do të jetë:Prurjet aktuale në fushat Albanologjike. Seminari do t`i zhvillojë punimet në katër sesione: Sesioni i Gjuhësisë do ti zhvilloi punimet në temën : Gjuha shqipe mes së shkuarës dhe së ardhmes, Sesioni i Letërsisë: : Ditarët dhe kujtimet në letërsinë shqipe, Sesioni i Historisë: Shqiptarët në kontekstin e historiografisë ballkanike dhe Sesioni i Etnokulturës : Kultura tradicionale (gojore dhe materiale) në kontekste të reja. Seminari i III-të Ndërkombëtar i Albanologjisë do të mbledh rreth 100 studiues shqiptarë dhe të huaj të gjuhës dhe letërsisë shqiptare me kumtesa nga tema të ndryshme të albanologjisë. Me pjesëmarrjen e tyre Seminarit do ta nderojnë personalitete akademike siç janë: Beqir Meta, Xhevat Lloshi, Alfred Uçi, Ali Aliu dhe emra të tjerë të dëshmuar në fusha të ndryshme të jetës. Dr. sc Fehari Ramadani, drejtor i seminarit, tha se duke ruajtur kontinuitetin synohet që seminari për çdo vit të pasurohet dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion i veçantë. Ky seminar synon të avancojë më tutje punën e tij nëpërmjet kurseve intensive të gjuhës shqipe për të huaj si dhe nëpërmjet ligjëratave nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.. Në programin e seminarit janë paraparë edhe vizita institucioneve shkencore, kulturore, historike të vendit ndërkaq punimet do t’i përmbyll më 27 shtator.
Zyra për informim e USHT-së
|

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
