
Lajmet:
Kryeministri Nikolla Gruevki vizitoi fakultetet e disperzuara në Kërçovë
Kryeministri i Qeverisë së RM-së, Nikolla Gruevski i shoqëruar edhe nga zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Qazimi, si dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, gjatë ditës së sotme në Kërçovë, vizitoi hapësirat e Fakulteteve Juridik dhe Ekonomik të USHT-së të disperzuara në Kërçovë, të cilat gjenden në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Kërçovë.
Kryeministri Gruevski me këtë rast i shoqëruar edhe nga u.d. dekan i Fakultetit Juridik mr.sc. Agim Nuhiu dhe u.d. dekan i Fakultetit Ekonomik, dr. Petrit Pollozhani vizituan hapësirat fakulteteve të disperzuara të këtyre fakulteteve në Kërçovë. Kryeministri i Qeverisë së RM, Nikolla Gruevski me këtë rast u takua edhe me studentët e këtyre fakulteteve, të cilët i përshëndeti dhe ju uroi vit të mbarë akademik duke premtuar se së shpejti do të ketë investime më të mëdha në këto fakultete. U. d. dekanit të Fakultetit Juridik të USHT-së, mr. sc. Agim Nuhiu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ndjehet krenar dhe i lumtur që ky vit akademik filloi me ligjërata edhe në drejtimet e juridikut dhe administratës së biznesit në Kërçovë, me çka të rinjve të këtij rajoni u mundësohet që t’i vijojnë mësimet universitare sa më afër vatrave të tyre, siç është rasti në Kërçovë, por edhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Nuhiu po ashtu e informoi kryeministrin Nikolla Gruevski për gjendjen faktike të kapaciteteve hapësinore me të cilat disponojnë Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik në Kërçovë, me ç’rast kërkoi investime plotësuese në infrastrukturën e këtyre fakulteteve me qëllim të përmirësimit dhe plotësimit të kushteve për punë si dhe ngritjen akademike të studentëve. Gruevski premtoi që në perspektivë do të sigurohet një kompleks për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të USHT-së të disperzuara në Kërçovë.
Zyra për informim e USHT-së |

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
