
Lajmet:
Linda DeLibero ligjëruese në Universitetin Johns Hopkins, përpara studentëve të USHT-së ka shpjeguar për “të vërtetën” në realizimin e filmave dokumentar
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Linda DeLibero ligjëruese në Universitetin Johns Hopkins dhe bashkë-drejtore në Programin Studimor për Media dhe Film, ka ligjëruar sot përpara studentëve të USHT-së.
Rekonstruimi i së “vërtetës“ në filmat dokumentar ishte tema kryesore që Linda De Libero prezantoi para studentëve duke shpjeguar në hollësi për metodat apo teknikat që aplikohen në realizimin e filmave dokumentar. Filmat dokumentarë “ Mjegullat e Luftës”, “ Vallëzim me Bashirin “ ishin filmat për të cilat Linda DeLibero përpara studentëve ka sjellë detaje për mënyrën dhe paraqitjen e së vërtetës në krijimin e tyre. Përndryshe, filmat dokumentar janë shfaqur në mënyrë vizuale dhe pamjet e tyre atraktive janë marrë kryesisht nga terreni.. Ligjërata e profesoreshës së Universitetit Johns Hopkins-it është pritur me interes nga studentët e USHT-së dhe ka zgjuar kërshërinë e tyre për përvojën amerikane që implementohet në këtë zhanër artistik. Ky aktivitet ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup dhe USHT-së, përmes Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Zyra për informim e USHT-së
|

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
