Lajmet:

 

 

Studentët e USHT-së kërkojnë tërheqje e jo korrigjim të Enciklopedisë   

Me moton: “Jo falsifikimit të historisë shqiptare”, “Shqiptarët 5000 vjet histori evropiane”, “JO pseudo enciklopedisë”, mijëra studentë të USHT-së dhe UEJL-së protestuan kundër enciklopedisë maqedonase e cila fyen dhe poshtëron kombin shqiptarë.

.

Ne studentët e USHT-së, së bashku me kolegët tanë nga universitetet tjera dhe organizatat e ndryshme studentore, sot nga Sheshi Iliria i Tetovës, edhe një herë dëshirojmë që t’jua bëjmë me dije falsifikatorëve të dëshmuar të historisë, se e tepruan dhe i kaluan të gjithë kufijtë, kështu ka filluar fjalimin e tij Miftar Emini, sekretar i Parlamentit Studentor të USHT-së.  


Vite me radhë një shtresë e caktuar e sharlatanëve maqedonas të fshehur nën petkun e “intelektualitetit”, mungesën e historisë dhe kulturës nacionale të tyre, mundohen ta kompensojnë duke “huazuar”, për të mos thënë, duke vjedhur, pjesë nga historia dhe kultura e popujve tjerë dhe në të shumtën e rasteve edhe nga historia dhe kultura shqiptare. Por, kësaj radhe me pamfletin politik të grupit të marroçëve të strukur në ndërtesën e ASHAM – institucion ky pa kurrfarë identiteti, i kaluan të gjitha kufijtë. Duke u turpëruar nga prejardhja e tyre nga drunjtë e Karpateve, u munduan që nëpërmjet pamfletit të quajtur Enciklopedi, të përvetësojnë historinë e famshme të Maqedonisë antike të fiseve ilire. Për studentët “Kultura e Komanit”, është vazhdimësi e qartë e identitetit shqiptarë.


 Miftar Emini para protestuesve më tej u shpreh se kjo akademi e turpit e cila nuk dallon aspak nga Akademia serbe në Beograd, pa fije turpi pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë – shqiptarët, dëshiron t’i tregojë si popull që në këto vise kanë ardhur në shekujt e fundit, edhe pse janë shumë të vetëdijshëm se në kohën kur paraardhësit e Bllazhes së mjerë, (i cili siç duket më shumë se për gjithçka tjetër ka nevojë për Viagra mentale), kanë jetuar në drunjtë e Karpateve dhe janë ushqyer me molla të egra, paraardhësit e shqiptarëve, ilirët e lashtë, kanë njohur shkallën më të lartë të civilizimit të kohës, që Bllazhe Ristevski dhe kompania e tij, ndoshta edhe sot e kësaj dite nuk mund ta arrijnë.


Parlamenti Studentor i USHT-së, është i vetëdijshëm për mungesën e të kaluarës së lavdishme historike të bashkëqytetarëve tanë. Për këtë edhe ndjen keqardhje, por megjithatë, historia dhe kultura, nuk janë “mall” që mund të falet, ose të shitet, por është veprim i gjeneratave të tëra para nesh, dhe që neve tani, por edhe gjeneratave të më pasme, do ju ngel për barë që ta ruajnë dhe kultivojnë.
Në stilin e thënies popullore “të të them, sa nuk më ke thënë”, edhe akademikët maqedonas të “shoqëruar” edhe nga disa “profesorë universitarë” shqipfolës, dhe të udhëhequr nga akademiku Bllazhe Ristevski, të cilit vetëm përmendja e emrit shqiptarë, i shkakton lemeri dhe i fut frikën në palcë, fabrikuan një libër vetëm për t’i shkaktuar vetes ekstazë. Nga këtu, Bllazhet dhe kompanisë së tij i themi njëjtë siç i thanë, Gardat internacionale, fashistit Franko në Luftën civile të Spanjës – Non pasaran. Prandaj, ne studentët e USHT-së, së bashku me kolegët tanë nga universitetet tjera, nga këtu edhe një herë me këmbëngulësi kërkojmë, JO KORRIGJIM – POR, TËRHEQJE TË PLOTË, të kësaj broshure politike të quajtur Enciklopedi.

Studentët të bashkuar kanë gjunjëzuar shtete e pushtete, e sa për një Bllazhe Ristevski as që dëshirojmë t’ia dimë, por një është e sigurt, e ashtuquajtura Enciklopedi maqedonase, do të zhduket nga faqja e dheut.

 


Zyra për informim e USHT-së

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000