
Lajmet:
Fakultetit Juridik i'u shtua edhe një kuadër shkencor
Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, asistenti në Fakultetin Juridik të USHT-së, Bujar Ahmedi, mbrojti temën e masterit “Funksionimi i shtetit juridik-kusht për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian”.
Më 02.10.2009 në Fakultetin Juridik, Drejtimi Ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës Bujar Ahmedi përpara anëtarëve të Komisionis Prof.Dr. Hajredin Kuqi- mentor, Prof.Dr.Enver Hasani- kryetar dhe Prof.Dr.Asllan Bilalli- anëtarë, mbrojti temën e masterit me titull: “Funksionimi i shtetit juridik-kusht për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian”. Me këtë kandidati fitoi thirrjen shkencore master te shkencave juridike – fusha e të drejtës ndërkombëtare. Në këtë punim kandidati ka trajtuar strategjinë nacionale të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht të Republikës së Maqedonisë, definimin e objektivave afatgjate drejt procesit të integrimit evropian, prioritet e Maqedonisë për integrim në NATO dhe në UE. Gjatë mbrojtjes së punimit të masterit, kandidati ka vlerësuar se krahas tentativave për demokratizimin e shtetit, barazisë midis popujve, kushteve të tjera për integrim, kushti më kryesor i Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane pikerisht është funksionimi i shtetit juridik. Edhe pse pas ndryshimit të Kushtetutës të RM-së, si pasojë e inkuadrimit të aspektit juridik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në të, shumica e normave legjislative janë pak a shumë me standartet ligjore të shteteve të UE-së, megjithatë implementimi i tyre në praktikë has në barriera të ndryshme është konstatimi i dhënë nga ky studim. Punimi me titull: “Funksionimi i shtetit juridik-kusht për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian” ka për qëllim pikërisht krahasimin e legjislativës së Maqedonisë dhe funksionimin e shtetit ligjor me shtetet anëtare të UE-së, duke analizuar edhe procesin e demokratizimit të Maqedonisë para dhe pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001.
Zyra për informim e USHT-së
|

PARLAMENTI I STUDENTËVE 
