Lajmet:

 

 

Revista Studenti edhe më tej është organ i zërit studentor   

Këshilli redaktues i revistës studentore “Studenti”, demantoi ish kryeredaktorin e kësaj reviste, se asaj i bëhen obstruksione nga ana e rektoratit të USHT-së. Miftar Emini nga Këshilli i ri redaktues i kësaj reviste, paralajmëroi botimin e shpejtë të numrit të ri të “Studenti”-it.

Në takimin e sotëm me gazetarë që e organizoi Këshilli i ri redaktues i revistës studentore të studentëve të USHT-së, “Studenti”, hodhi poshtë pretendimet e një dite më parë të drejtuesve të kësaj reviste, se të njëjtës i bëhen obstruksione nga ana e drejtuesve të universitetit.

 

 

 

Miftar Emini, nga Këshilli i ri redaktues i kësaj reviste, theksoi: “një grup i personave që edhe më tej thirren në emër të studentëve, edhe pse vete deklarojnë se janë të diplomuar, gjatë ditës së djeshme kanë keqpërdorur hapësirat para hyrjes në ambientet e USHT-së, për të akuzuar rektoratin e këtij universiteti si dhe udhëheqësit e Parlamentit Studentor të USHT-së”.

 

 

Duke u përgjigjur akuzave për heqjen e linqeve të revistës Studenti nga faqja zyrtare e internetit të USHT-së, Emini theksoi se “akuzuesi” Ylber Jahiu, ka harruar të pyesë ish bashkëpunëtorët e tij, se për ç‘farë arsye dëmtuan mjetin e adresave elektronike zyrtare të universitetit dhe të punësuarve, e me këtë në masë të madhe kanë dëmtuar faqen e internetit të USHT-së. Ai me këtë rast tha se në bazë të kontakteve me drejtuesit e universitetit, kanë marrë informata, Gazeta studentore dhe linqet e kësaj gazete janë në faqen e internetit www.unite.edu.mk, por pas riorganizimit të ballinës së faqes, disa individë nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë ndryshimet dhe t'i gjejnë informatat e caktuara. Miftar Emini, poashtu porositi Ylber Jahiun që të mos mërzitet gjithaq, për trajtimin që u bën studentëve udhëheqësia e re e USHT-së, pasi sipas Eminit, kjo udhëheqësi e cila pati sens që të dëgjojë zërin e studentëve dhe bëri uljen e pagesave të dhjetrave shërbimeve të ndryshme për studentët, gjithsesi do të përkrahë edhe iniciativat tjera të studentëve.

Miftar Emini nga këshilli i ri redaktues i revistës Studenti, bëri të ditur se  në bashkëpunim me përfaqësuesit e fakulteteve janë në përfundim e sipër të aktiviteteve për nxjerrjen e numrin e të ri të revistës Studenti, që njëherit do të jetë numri i parë për vitin akademik 2009/2010.

 


Zyra për informim e USHT-së

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000