Lajmet:

 

 

Ligji për lustrim ka bazë kushtuese   

Ekspertët juridik, në Tribunën shkencore të organizuar nga ana e Fakultetit Juridik të USHT-së, konstatuan se Ligji për lustrim, ka bazë kushtetuese dhe i njëjti duhet të implementohet sa më parë.

Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Amfiteatrin e rektoratit të USHT-së, u organizua Tribuna shkencore, kushtuar arsyeshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Ligjit për pastrimin e figurës, apo më i njohur si Ligji për Lustrim.
Në këtë tribunë, përpos ekspertëve të shumtë juridik, merrnin pjesë edhe drejtuesit e Fakultetit Juridik të USHT-së, ndërsa i pranishëm ishte kryetari i Komisionit për lustrim, Shpend Vinca.

Njëra prej arsyeve më të rëndësishme për organizimin e kësaj Tribune shkencore, ishte parashtresa e ankesës, nga ana e Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sjelljes së këtij ligji

 

 

 

Duke folur për këtë çështje, u.d. dekan i Fakultetit Juridik të USHT-së, mr.sc. Agim Nuhiu, theksoi se ky ligj ka bazë kushtetuese dhe Maqedonia një ditë e më parë duhet të bëjë atë shkëputjen nga monosistemi gjegjësisht të bëhet zbatimi praktik i këtij ligji. “Me punonjësit tonë akademikë dhe shkencorë, ekspertë të fushës së të drejtës kushtetuese do të japim pikëpamjet tona profesionale për të përfunduar se ky ligj ka bazën kushtetuese dhe njëherit paraqet shkëputje përfundimtare nga sistemi totalitarë komunist dhe pasojat që ka lënë ky sistem”, tha Nuhiu.

 

 

Kryetari i Komisionit për Lustrim, Shpend Vica, bëri të ditur se në bazë të ligjit për lustrim, bartësit e ardhshëm të funksioneve duhet të japin deklarata për mosbashkëpunimin me shërbimet sekrete, ndërsa komisioni për lustrim duhet të verifikojë të njëjtën. “Bartësit e tanishëm të funksioneve, kanë dhënë deklaratat e atilla ndërsa së shpejti priten edhe rezultatet e lustrimit”, theksoi Vinca, duke shtuar se ky ligj përfshin periudhën nga viti 1944 deri në vitin 2008.
Nga tribuna shkencore e organizuar nga Fakulteti Juridik i USHT-së, doli si përfundim se Ligji për Lustrim ka bazë kushtetuese.

Përndryshe, ky ligj vlen 10 vite, ndërkohë mandatet e anëtarëve të komisionit zgjasin nga 5 vite.

.

 


Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk

044-356-500, lokal 542

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000