
Lajmet:
Hamdi Shahini nga USHT-ja, fiton bursë nga Bundestagu i Gjermanisë
Në mesin e 120 bursistëve nga 30 shtete të botës edhe Hamdi Shahini nga qyteti i Gostivarit më 15 tetor ka fituar bursë nga parlamenti i Gjermanisë. Përpara komisionit gjashtë anëtarësh Hamdi Shahini është zgjedhur në grupin e kandidatëve që fitojnë bursë nga Bundestagu gjerman.
Përndryshe, Hamdi Shahini ka përfundar studimet në Fakultetin Juridik në USHT ndërsa aktualisht është absolvent në Fakultetin Filologjik Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në bazë të programit, pesë muaji me radhë bursistët do të punojnë në zyrat e deputetëve në Bundestag dhe për angazhimin e tyre do marrin nga 450 euro, po ashtu edhe shpenzimet të tjera të rrugës dhe banimit i mbulon programi i lartpërmendur. Ndjehem tepër i kënaqur dhe falënderojë ambasadën dhe parlamentin e Gjermanisë që më ofruan këtë mundësi për të zgjeruar edhe më shumë horizontin e diturisë, nëpërmjet ushtrimeve profesionale që do t’i zhvillojmë në Gjermani do të përfitojmë gjithashtu edhe përvoja të reja për sistemin perëndimor të punës institucionale shprehet Hamdi Shahini duke uruar që ky bashkëpunim ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zyra për Informim 044-356-500, lokal 542 |


PARLAMENTI I STUDENTËVE 
