Lajmet:

 

Konkurs: Programi ERASMUS përkrah financiarisht studentët që udhëtojnë në universitetet e huaja   

 

 

Në bazë të marrëveshjes mes Agjencionit për programe mësimore evropiane dhe mobilitet dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës (MKLLP_ERA_A3.2_2009_001) si dhe marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara me universitetet e huaja, Universiteti Shtetëror i Tetovës shpall

 

K O N K U R S

 

për pjesëmarrje në Programin ERASMUS në vitin akademik 2009/2010 dhe përkrahje finansiare studentëve që do të shkojnë në universitete të jashtme në semestrin veror.

 

  • 1. KUSHTET E PËRGJITHSHME
  • - Në konkurs mund të paraqiten studentët e rregullt të studimeve deridiplomike, të cilët në momentin e shkuarjes jashtë vendit kanë grumbulluar së paku 40 kredi.
  • - Shuma mujore e grantit për çdo student është 310 euro.  
  • - Grantet jepet për periudhë kohore 6 mujore, gjegjësisht një semestër.
  • - Studentët bëjnë pagesën e semestrit në USHT dhe nuk kanë obligime të tjera finansiare ndaj universitetit nikoqir.
  • - Studentët duhet të paguajnë sigurimin shëndetësor në vendin nikoqir
  • - Nëse shuma e ndarë nga granti nuk është e mjaftueshme, atëherë studenti duhet të mbulojë pjesën tjetër të shpenzimeve
  • - Studentët që marrin ndihmë financiare nga burime të tjera të Bashkimit Europian për ndonjë qëllim të ngjashëm nuk mund të paraqiten në këtë konkurs. Bursat e marra nga insititucionet shtetërore të Maqedonisë nuk konsiderohen finansim i dyfishtë.
  • - Studentëve u ofrohet mundësia për të shkuar në universitetet e huaja me të cilat USHT-ja ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për Programin Erasmus për drejtimin në të cilin studjon aplikuesi. 

 

  • 2. DOKUMENTACIONI
  • - CV – autobiografi.
  • - Deklarata e qëllimit të studimit. Këtu duhet të përfshihen edhe përgjigjet e pyetjeve: Si do ta përmirësoj edukimin tuaj studimi jashtë vendit? Pse dëshironi të shkoni në universitetin që e keni zgjedhur?
  • - Vërtetim për semestrin e regjistruar, të vulosur nga shërbimi studentor.
  • - Dokumentacioni dorëzohet tek Koordinatori Universitar për Erasmus i USHT-së, Valon Abdiu, në Zyrën për Marrëdhënie ndërkombëtare, në ndërtesën e Rektoratit.
  • - Dokumentacioni jo i plotë nuk do të merret në shqyrtim.

 

  • 3. PËRZGJEDHJA
  • - Përzgjedhja e studentëve do të bëhet nga një Komision tre anëtarësh që do të formohet në nivel të Rektoratit. Një vlerësim i detajuar i çdo të intervistuari do të ruhet dhe do të jetë i disponueshëm për auditim të mundshëm nga Koordinatori Universitar i ERASMUS-it.
  • - Studentët do të vlerësohen në bazë të një shkalle me 100 pikë, që përfshin 3 kritere. Kriteret që do të vlerësohen janë: aftësitë gjuhësore – gjuha e huaj 50% (në varësi të universitetit të përzgjedhur), deklarata e qëllimit të studimit 40% dhe nota mesatare 10%.

 

  • 4. AFATI PËR KONKURIM
  • - Afati i fundit për dorëzim të dokumentacionit është 27 Tetor 2009 (e mërkurë).
  • - Për informata plotësuese në lidhje me këtë konkurs mund të drejtoheni tek Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në tel: 044-356-524, apo në e-mail: valon.abdiu@unite.edu.mk

 

 

 


Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk

044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000